Oborret e shtëpive private, ngec rregjistrimi
Autori i Lajmit: red.
Rregjistrimi i oborreve të shtëpive private në përdorim ka ngecur prej muajsh. Në zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Palujtshme qytetarët çdo ditë vijojnë të interesohen se si të veprojnë për t i rregjistruar këto. U tregohet procedura dhe dokumentet që duhet të ndjekin, por pas disa ditësh, ata rikthehen sërisht në zyrat e RPP-së duke treguar se procedura që u është këshilluare të ndjekin, nuk funksionon. Pasi kjo avari përsëritet në qindra raste, punonjësit e hipotekës kanë kuptiar se me të vërtetë diçka nuk po shkon. Gazeta “Ballkan”, për më shumë sqarime në lidhje me këtë situatë, mori këtë prononcim të përgjegjësit të marrëdhënieve me publikun në Hipotekën e Tiranës, Zef Lleshi.
“Në prill të vitit 2007 doli ligji që qytetarët që kanë oborre në përdorim, pra, që nuk e kanë me sipërfaqe por e kanë në përdorim, duhet t i paraqesin dokumentet Komisionit të Kthimit të Pronave për të blerë sipërfaqen që i takon. Deri në fund të vitit 2007, kjo procedurë ligjore ka funksionuar plotësisht. Por, pas kësaj, nuk dimë se përse është ndërprerë ky shërbim.” Punonjësi i hipotekës që prtet çdo ditë të gjitha problemet e qytetarëve me pronat, tregon se ne vazhdojmë sipas ligjit t i udhëzojmë qytetarët që të drejtohen tek Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të dorëzuar dokumentacionin me synimin për ta blerë këtë pronë që po përdorin, mirëpo, qytetarët po i kthejnë mbrapsht. Nuk e kuptojmë se pse u bllokuan veprimet. Përgjigjja që u japin qytetarëve, se përse nuk bëhet më kalimi në pronësi i oborreve në përdorim, është krjet absurde. U thonë: “Kjo vazhdoi për një vit se kaq ishte ligji”. Por ai nuk është moratorium skafesh që ka afat 3 vjet, -thotë përgjegjësi i zyrës së marrëdhënieve me publikun në ZRPP të Tiranës, Zef Lleshi. -Ai është ligj parlamentar dhe është në fuqi. Kjo që po ndodh është arbitrare, pasi për ta shfuqizuar ligjin, duhet të mblidhet paralamenti. Kështu që puna e hipotekës në këtë drejtim është bllokuar krejtësisht. Qytetarët paraqiten çdo ditë tek ne këtu, dhe kjo punë ka ngecur. Por nuk janë një, por janë me dhjetëra-dhjetëra që na vijnë çdo ditë”.
Sipas përgjegjësit të marrëdhënieve me publikun, problemi është se ligji nga ana e tij, lë shteg për abuzime, pasi nuk është i plotësuar si duhet. “Ligji i regjistrimit të pasurive të paluajtshme i përmirësuar në fillim të prillit të 2007-s, thotë qartë se: "Për kalimin në pronësi të sipërfaqeve, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi "oborr në përdorim" kërkuesi duhet t i drejtohet organeve të kthimit dhe të kompensimit të pronave. Por edhe pse pretendentët për t u bërë pronarë paraqiten pranë këtij institucioni, nuk marrin zgjidhje”, thotë ai.
Zef Lleshi vëren se shkak për këto zvarritje e sorollatje është edhe fakti se ligji ende nuk është plotësuar me aktet nënligjore. Në ligjin e cituar më lart, thuhet se "Për rastet të cilat nuk janë subjekt i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, kërkuesi i drejtohet institucionit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave". Po cilat janë rastet, që nuk janë subjekt i këtij ligji? Kjo është ende e paqartë për specialistët e kësaj fushe,- thotë zëdhënësi i Hipotekës së Tiranës.- Procedurat e kalimit të kësaj sipërfaqeje në pronësi përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave". Kaq thotë ky nen i ligjit, që bën fjalë për oborret në përdorim. Mirëpo me këto pak rreshta, nuk mund të kuptohet se çfarë veprimesh duhet të kryhen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Qytetarët që kanë shtëpi me oborre të cilësuara "në përdorim", që kur mësuan për ligjin në fjalë, mësynë në zyrat tona dhe tek Komisionet e Kthimit të Pronave, por në nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje për shkak se, bie fjala, ligji nuk ka sqaruar se cilat nuk janë objekt i këtij ligji, me qëllim që qytetarët të mund t i drejtohen institucionit të autorizuar prej Këshillit të Ministrave”.
Me një fjalë, administruesit e këtyre pasurive nuk i ka zgjidhur përfundimisht ligji, përderisa nuk kanë dalë aktet nënligjore nga qeveria. Në Ministrinë e Drejtësisë shpjegojnë se, një grup është duke punuar për përgatitjen e draftit që do t i paraqitet qeverisë, për të marrë vendimin përkatës. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencitë e Kthimit të Pronave, janë në pritje të këtyre akteve.
Oborret pengojnë shitjen e shtëpive-vila
Pronarët e shtëpive me kopshte nuk kryejnë dot veprime me to, pasi oborret nuk “u njihen” në shitje
Shtëpitë e vjetra tiranase (dhe jo vetëm ato), kanë mbetur prona të paluajtshme, të paluajtshme jo vetëm në kuptimin që u jep ligji…Këto lloje formash pronësie nuk luajnë vendit, sepse ende nuk ka një vendim për mënyrën se si do të trajtohen oborret e tyre. “Jemi në pritje të daljes së udhëzimit, i cili do të përcaktojë se si do të veprohet me oborret e shtëpive, të cilat nuk kanë sipërfaqe të shënuar,- na thonë në zyrën e shtypit të ZRRPP-së për Tiranën.
Shtëpitë me oborre janë deri tani të pezulluara nga procedurat e rregjistrimit, që do të thotë se edhe transaksionet e shitblerjes së tyre janë të bllokuara. Qytetarë të Tiranës të interesuar në noteritë e kryeqytetit, shprehen se kanë vite që presin zgjidhjen e kësaj situate. Noterët po ashtu, pohojnë se me shtëpitë me oborre, me magazinat dhe shtëpitë e vjetra të trashëguara, nuk dinë si të veprojnë, sepse për këto raste nuk ka sqarime në udhëzimin e 26 shkurtit 2008.
Po përse nuk mund të bëhet rregjistrimi i shtëpive me oborr? Zëdhënësi i Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për Tiranën, Zef Lleshi, shpjegon se ka dy situata apo raste: Njëri rast janë shtëpitë me oborr që figurojnë të rregjistruara në Hipotekë vetëm me kufijtë nga të gjitha anët por pa sipërfaqen, kurse rasti tjetër janë shtëpitë me oborr në përdorim, të cilat kanë sipërfaqen të dhënë, por përsëri nuk mund të hipotekohen.
Rasti i parë /Shtëpitë me oborr, pa sipërfaqe
Pjesa më e madhe e shtëpive-vila janë të rregjistruara me oborre pa sipërfaqe. Zakonisht, këto janë shtëpitë e trashëguara, për të cilat jepeshin vetëm kufizimet nga veriu, jugu, juglindja etj, pra, pronat që kishin fqinjë. Për këto raste, nëse qytetarët duan të shesin shtëpitë, duhet që më parë të bëjnë një deklaratë të gjithë fqinjët, që nuk kanë konflikte, plus kësaj, u duhet edhe plani i rilevimit. Por sidoqoftë, rregjistrimi i oborreve nuk mund të bëhet pa dalë udhëzimi, që do të caktojë modalitetet dhe se si do të tatohen këto. Udhëzimi i fundit i Ministrisë së Financave nuk shpjegonte se si do të llogaritej çmimi fiskal (referencë) për efekt tatimi i oborreve të shtëpive.
Rasti i dytë/Shtëpitë me oborr në përdorim
Kështu quhen vilat të cilat kanë sipërfaqe oborri, por pa kufij. “Në këto raste, qytetari nuk e shet dot, sepse duhet që të kalojë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të marrë pronësinë e pretenduar mbi oborrin. Vetë shprehja “oborr në përdorim”, do të thotë se qytetari nuk ka të drejtë ta shesë atë, pasi mund të jetë tokë e shtetit ose të ketë një pronar tjetër”, sqaron për “Ballkan” zëdhënësi i Hipotekës së Tiranës (emërtimi i vjetër). Kjo situatë vijon që nga viti 76, kur me Kushtetutë iu hoq prona qytetarit dhe iu la në pronësi vetëm shtëpia. Oborri që nga ajo kohë konsiderohet “në përdorim”. Pra, nëse oborret me kufij të caktuar, janë të shitshëm por presin daljen e një udhëzimi se si do të tatohen, oborret në përdorim, në rastet e shitjeve të shtëpive të tyre, mundet të falen, por nuk mund të shiten ligjërisht. Nëse ato janë pronë e të zotit të shtëpisë, duhet që të fitojë më parë, pronësinë mbi këtë sipërfaqe trualli.
Oborret në përdorim, në rastet e shitjeve të shtëpive, mundet të falen, por nuk mund të shiten ligjërisht. Nëse ato janë pronë e të zotit të shtëpisë, duhet që ai të fitojë më parë, pronësinë mbi këtë sipërfaqe trualli, duke iu drejtuar Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
AKKP shqyrtoi vetëm kërkesat e bëra në 2007-n
Me gjashtë dokumente në dosje, qytetarët paraqiten në Zyrat e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Duan të bëhen pronarë të oborreve që kanë para shtëpive të tyre, të cilat as nuk i shesin dot në rast të shitjes së shtëpive. Por që të bëhen pronarë të kësaj sipërfaqeje, duhet të paguajnë vlerën fillestare të truallit. Këtu ligji vlen vetëm për oborret e shtëpive të para 91-shit, por jo të pallateve. Ndërkohë, sipas projekt-vendimit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, sipërfaqja e oborrit në qytete është 150 metër katror, ndërsa sipërfaqja e oborrit në fshat, 300 metër katror.
Sipas një projekt-vendimi të Ministrisë së Drejtësisë që është ende në pritje të miratimit, do të legalizohen vetëm ato oborre që nuk kanë qenë më parë objekt trajtimi nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP). Por paradoksalisht, AKKP nuk i ka trajtuar kërkesat që kanë ardhur në vitin 2008. Këto oborre ndërkohë ligji i ka konsideruar të lira për t u pronësuar, edhe kur mbi to janë bërë ndërtime të paligjshme.
Ky lajm është publikuar: 17/10/2008