Atak pas konfliktit, vdes 63-vjeçari

Foto ilustruese
Një konflikt për pronën i ka kushtuar jetën një 63-vjeçari nga fshati Pekisht i rrethit të Elbasanit. Jaho Ferhati ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Burime të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë Lutfi Çullhaj, 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti për një sipërfaqe toke ka goditur me mjete të forta pjesëtarët e një familje përkatësisht E.Ferhati 54 vjeçe, I.Ferhati, 34 vjeç dhe Th.Ferhati, 32 vjeç.
Si pasojë e këtij sherri është dëmtuar vajza e familjes e cila është mjekuar dhe ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Por sherri ka shkaktuar edhe një viktimë në familjen Ferhati. Kryefamiljari si pasojë e tronditjes ka pësuar një atak kardiak e si pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia ka verifikuar rastin duke bërë këqyrjen e kufomës e cila nuk kishte shenja dhune apo dëmtime trupore duke deklaruar paraprakisht si shkak një infarkt. /B.Nergjoni/