Presidenti, Berisha: Rama se rrëzon dot qeverinë

Në faqen tre të kësaj marrëveshje, Berisha citon: “zgjedhja e presidentit do të bëhet mbi bazën e konsensusit midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo është marrëveshja midis dy forcave kryesore të qeverisjes”.
“Mund të themi se takimi me LSI-në ishte një takim i karakterizuar nga një identitet i plotë i pikëpamjeve dhe vendosmëri e plotë për t’i qëndruar marrëveshjes dhe respektim i plotë i marrëveshjes së qeverisjes, referim i qartë i nenit që ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Vullnet i plotë dhe diskutim i gjerë u bë edhe me dy aleat të tjerë të koalicionit, PDIU-në dhe Republikanët, të cilët janë aleat të çmuar të koalicionit qeveritar dhe me to ndamë mendime të njëjta”, njoftoi Berishë deputetët e tij. Ai shtoi se në të gjitha këto takime, ka spikatur në mënyrë të kristaltë vendosmëria e koalicionit qeveritar për të respektuar Kushtetutën e vendit, e cila parashikon në tre raundet e para votimin e Presidentit të Republikës me 3/5-t.
Berisha la sërish të hapur mundësinë e zgjedhjes së Presidentit të ri me konsensus dhe i këtij, siç tha ai, janë edhe të gjithë aleatët e tjerë të Partisë Demokratike. “Ndonëse ka një marrëveshje, e cila autorizon ose përcakton zgjedhjen e Presidentit, midis PD-së dhe LSI-së, këto dy forca politike ranë plotësisht dakord që Presidenti të zgjidhet me 3/5-t apo më shumë, ashtu sikurse kërkon Kushtetuta e vendit”, shtoi.
Kriteret e Presidentit të ri
Gjatë fjalës, kryeministri nuk la pa ironizuar edhe Presidentin në ikje Bamir Topi, duke mos e përmendur, por duke nënvizuar se kandidati për President nuk duhet të ketë probleme me pronat apo gjyqe me familjarët e tij. Sipas Berishës, Presidenti i ri duhet të jetë person me kredenciale të larta brenda dhe jashtë vendit.
“Është e vetëkuptueshme, person që shkëput të gjitha lidhjet me partinë nga e cila do të jetë dhe natyrisht edhe me pronat dhe problemet e tjera dhe nuk shkon në gjyqe me familjarë, për sa kohë ai është President i Republikës. Me një orientim të qartë euro-atlantik dhe atdhetarizëm të padiskutueshëm. Pra, preokupimi ynë dhe i aleatëve është t’i japim vendit jo një produkt pazaresh, por një personalitet të besuar dhe me kredenciale të larta. Vendosmëria mbetet e plotë për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike për të gjetur personin që do të nderojë postin e lartë që merr”, nënvizoi ai.
“Rama kërkon rrëzimin e qeverisë”
Ftesës së drejtuar nga demokratët për bisedime për Presidentin e ri, Berisha tha se opozita iu përgjigj me ultimatume. “Në vend të përgjigjes, Edi Ram nis editorialin e radhës në të cilin betohet solemnisht se do të rrëzojë këtë qeveri me çdo kusht dhe se rrëzimi është problemi kryesor i këtij vendit dhe Edi Ramës sipas tij, dhe zgjedhja e Presidentit duhet të jetë në funksion të rrëzimit të qeverisë. Ky editorial erdhi pas një vetëinterviste ku z. Rama përdori emrin e Ruçit dhe ka blerë një gazetar me një gjysmë gazetë, po këto janë punë të tyre. Në vetintervistën që i bënte vetes qartësonte se ata nuk do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit”, tha ai.
Kreu i qeverisë shtoi se Rama dhe njerëzit e akuzuan Berishën se po përdor bllokimin e reformave për t’i lidhur ato me zgjedhjen e Presidentit, dhe janë po këta-siç nënvizon shefi i mazhorancës-që sjellin katër kërkesa ku këto çështje bashkohen. “Një javë më parë, z. Rama me Z.Ruçi dhe me Gjiknurin e tij, akuzuan para shqiptarëve Sali Berishën se ai po përdor bllokimin e reformave për t’i lidhur ato me zgjedhjen e Presidentit. Kjo ishte një përrallë naive që u tregohet fëmijëve pa hyrë në shkollë. Dje, pas akuzave dorëzuan ultimatumin me katër kushte. Ftesës sonë për Presidentin iu përgjigjën me katër kushte, plotësimi i të cilëve ishte i domosdoshëm që Partia Socialiste që të heqë dorë nga politika bllokuese. Tani, z, Rama dorëzon dokumentin që fakton se do të përdorë procesin e zgjedhjes së Presidentit në funksion të editorialin që nxori, për rrëzimin e qeverisë, por s’ia del dot, por do të bllokojë statusin. Kjo është filozofia e bllokmenëve”, vijoi.
Berisha shtoi se pasi Rama organizoi sulmin ndaj qeverisë, “pasi loboi fuqishëm kundër marrjes së vizave, tani dëshmon se ka vetëm një qëllim: rrëzimin e qeverisë, por është i dështuar, gjë që ka dy vjet që i mashtron bashkëpunëtorët e tij se rrushi do të piqet në pranverë apo në vjeshtë, por që mbeti i papjekur”. /S.Lleshi/Start/
2012-05-28 13:43