E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Statusi sjell më shumë fonde

Tryeza

Shoqata e bashkive në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme ka organizuar sot një tryezë të rrumbullakët mbi rolin e qeverisë vendore dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian me temë: Roli i Qeverisë Vendore dhe shoqërisë civile, në procesin e integrimit. Të pranishëm ishin zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Seku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha etj.

Haxhinasto duke folur për procesin e integrimit të vendit në BE, tha se ky është një aksion kombëtar i shtrirë në të dy nivelet e qeverisjes, qendror dhe lokal. Më tej ai ka folur edhe për përfitimet që mund ti vijnë Shqipërisë nga të qenit kandidate e BE-së.

Nga viti 2009 e deri më sot në kuadrin e Projektit Adriatik dhe të programeve të tjera në kuadrin e IPA-s janë përfituar financime të projekteve në dobi të bashkive apo komunave që kapin shumën rreth 3,200.000 euro. Me marrjen e statusit kandidat vendi ynë do të mund të përfitojë fonde prej dy komponentëve shtesë të IPA, të dedikuara posaçërisht për zhvillimin e rajoneve, u shpreh Haxhinasto.

Ai gjithashtu u shpreh se forcimi i demokracisë në nivel lokal dhe rajonal, me qëllim garantimin e një qeverisje të mirë për të gjithë në Evropë dhe në këtë kuadër, një nga prioritetet e kryesimit shqiptar të Këshillit të Evropës, është pikërisht forcimi i demokracisë lokale dhe rajonale.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme  dhe me mbështetjen e Fondacionit Hanns Seidel,

Nga ana e tij, Lulzim Basha shprehu angazhimin e të gjithë njësive vendore, për të ndihmuar në suksesin e presidencës. Pushteti vendor do të jetë pjesë e përpjekjes shqiptare, për të pasuruar mozaikun e Këshillit të Evropës, me vlerat tona më të mira, tha Basha. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›