E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen dy emigrantë marokenë

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës

Dy emigranteve marokenë rezidente prej disa viteve në Greqi pasi u janë grisur dokumentet nga policia greke kanë tentuar që të kalojnë drejt shtetit të Francës nëpërmjet territorit shqiptar. Ata kanë kontaktuar me trafikantë, të cilët u kanë premtuar kalimin për në Itali.

Ata kishin kaluar kufirin nga Kakavija të fshehur në mjetet e transportit fason dhe më pas janë ndaluar në Fier. Stacioni tjetër i tyre ka qenë Tirana dhe më pas Lezha.

Teksa po udhëtonin në këmbë në pritje të një mjeti që u ishte premtuar ti arrinte në rrugë për ti çuar drejt kufirit të Muriqanit, ata janë ndaluar nga policia dhe kur kanë rezultuar si emigrante të paligjshëm janë dërguar në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Më pas ata janë dërguar në Durrës ku dhe janë sistemuar në Qendrën e Mbyllur të Garrecit në Maminas.

Shtetasit janë marokenët F.D. 34 vjeç dhe M.B., 26 vjeç. Prej disa vitesh ata jetonin ilegalisht në Greqi. Ndërsa në Shqipëri kishin hyrë prej 10 ditësh. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›