Patrulla nuk vendos më gjoba
Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, që deri dje kishin edhe atributet e Policisë Rrugore, prej më shumë se dy javësh nuk kanë asnjë të drejtë që të vendosin më gjoba për ata që shkelin Kodin Rrugor. Një udhëzim i përpiluar nga ish-ministri i Bren-dshëm, Bujar Nishani, që mban firmën e zv.ministrit Avenir Peka, i përjashton punonjësit e Patrullës së Policisë nga vendosja e gjobave për shkelje të sinjalistikës, rripave të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse. Madje, nuk kanë më të drejtë as për të lajmëruar karrotrecin për spostimin e ndonjë automjeti të parkuar keq. Ata kanë të drejtë të ushtrojnë kompetencat vetëm për nenet 155 dhe 156 të Kodit Rrugor, që kanë të bëjnë me qëndrimin dhe pushimin e gabuar të mjeteve. Por edhe në këto raste, punonjësit e Rendit nuk kanë më akses në plotësimin e fletës së gjobës, por janë të detyruar të lajmërojnë Policinë Rrugore. Punonjësi i Patrullës së Përgjithshme, në rast konstatimi të shkeljeve të tjera, njofton kolegët e Policisë Rrugore, të cilët kanë atributin për përpilimin e procesverbalit. Udhëzimi i jep më shumë kohë Patrullës së Përgjithshme për të monitoruar dhe menaxhuar…
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).