E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitarët te 21 janari: Nuk pati urdhër për zjarr

Mark Nikolli dje në gjyq

Tre punonjës të Gardës së Republikës dëshmuan dje në Gjykatën e Tiranës, në procesin gjyqësor në ngarkim të të akuzuarve për vrasjet në demonstratën e 21 janarit 2011. Dy prej dëshmitarëve pranuan para trupit gjykues se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri gjatë orëve të tensionuara të demonstratës. Menjëherë më pas ata mohuan kategorikisht që të kishin marrë urdhër për të qëlluar. Dëshmitarët rrëfyen në mënyrë kronologjike para palëve momentet kur ata ishin brenda rrethimit të Kryeministrisë, përballë sulmit të demonstruesve të acaruar. Seanca e djeshme ishte e dhjeta në radhën e seancave të procesit në ngarkim të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, ish-gardistit Agim Llupo dhe ish-shoferit të Prendit, Margarit Kume. Seanca e radhës është caktuar për t’u zhvilluar sot. Dëshmitari Mark Nikolli, efektiv i Njësinë Speciale të Gardës…

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›