Fier bashkejetesa dominon kremtimin e festes
Që në mesnatë kisha e Shën Gjergjit, si dhe ajo Katolike e Fierit kanë mbajtur ceremoninë e rastit, që presupozon lindjen e Krishtit. Me qindra besimtarë kanë ndjekur ceremoninë, ndërkohë që paraditen e së shtunës kanë marrë pjesë në meshën përkatëse. Gjatë meshës është bërë lutje për më tepër begati, harmoni, mirëkuptim. Gjithashtu është bërë lutje për të ndihmuar popullin e Shkodrës, që në këto Krishtlindje është duke u përballur me një fatkeqësi natyrore, si pasojë e përmbytjeve masive. Urimet për festën kanë qenë të shumta, ndërkohë që klerikët e të dy kishave kanë pritur edhe vizitat nga drejtuesit e pushtetit vendor dhe ata qendror. Ka qenë prefekti, kryetari i bashkisë, kryetari i qarkut, përfaqësues të të gjitha forcave politike ata që kanë përshëndetur klerikët ortodoksë dhe ata katolikë për ditën e Krishtlindjeve. Gjithashtu edhe përfaqësues të myftinisë së Fierit kanë dhënë përshëndetjen e tyre gjatë vizitës së kryer. Në Fier jeton një komunitet i gjerë kristian. Duhet vlerësuar bashkëjetesa fetare mes komunitetit të këtij rrethi.