Atalanta, drejt Serisë A
Për Migjen Bashën, ndeshja e ekipit të tij Atalanta kundër Frosinones do të jetë e veçantë. Ngase, ai ishte pjesë e kësaj të fundit më parë, ku kishte zhvilluar 38 ndeshje duke realizuar 3 gola.
Mirëpo, mesfushori kosovar kërkon fitore në këtë përballje, në mënyrë që ekipi nga Bergamo ta vazhdojë rrugën e nisur për t’u rikthyer në Serie A.
“Për mua është një ndjenjë e veçantë, pasi që kam kujtime të shkëlqyeshme nga ajo eksperiencë. Në Frosinone do të takohem me shumë miq. Klima është e nxehtë dhe tribunat mbushen me shikues. Nuk do ta kemi lehtë, por ne duhet ta kemi mentalitetin e duhur absolutisht. Kjo ndeshje është vendimtare për të qenë në krye të tabelës dhe për ta vazhduar vrapimin drejt Serie A”, theksoi në një konferencë për shtyp futbollisti me pasaportë zvicerane.
Basha u transferua në Atalanta gjatë verës që shkoi. Sfida në ‘Matusa’ do t’i sjellë emocione të mëdha, por ai shpreson që t’ua bëjë një dhuratë tifozëve të ekipit bergamez.