Atalanta e Nurnberg, pas Mehmedit

Admir Mehmedi është bërë objektiv i disa skuadrave evropiane. Sipas ueb faqes italiane calciomercato.com, nuk është vetëm Palermo ekipi që e pëlqen sulmuesin e Zurichut.
Gjithnjë sipas kësaj ueb faqeje, edhe skuadra tjetër italiane Atalanta po e vëzhgon me kujdes përfaqësuesin zviceran. Po ashtu, interesim për Mehmedin ka shfaqur edhe ekipi gjerman Nurnberg, ku luan sulmuesi tjetër shqiptar Albert Bunjaku.
Edhe Mehmedi është i lidhur me kontratë me Zurichun, por nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet në një kampionat më të fortë evropian në janar ose në fund të sezonit. Mehmedi është bërë pjesë e rregullt e përfaqësueses së Zvicrës kohëve të fundit.