Atdheu privat i Sali Berishës
Privatizimi i atdheut po merr formë përfundimtare.
Sali Berisha është ideologu dhe udhëheqësi i procesit të privatizimit të atdheut! Produkti? Atdheu privat i Sali Berishës.
Dje Sali Berisha ju drejtua deputetëve socialistë:
Poku ka gjë më të mirë se atdheu privat. Çdoni ju më shumë se atdheu privat.
Ja thashë në sallë dhe po e përsëris për ta ndarë me secilin prej jush:
Po, Sali Berisha! Ka më mirë se atdheu privat. Është atdheu i shqiptarëve. I lirë e demokratik. Atdheu ku barazia e drejtësia, solidariteti dhe shërbimi publik i mundësohen çdo shqiptari. Pra, çdo shqiptari, jo çdo agai.
Prej sot ne jemi të qartë për vizionin, qëllimet dhe përfitimet e Sali Berishës.
Beteja prej sot, mes Sali Berishës dhe nesh është pikërisht për atdheun.
Sali Berisha do atdheun privat, për familjen e tij biologjike e politike. Ne duam atdheun e çdo shqiptari.
