Përse duhet festuar kjo ditë me forcë?!
Partia Demokratike feston sot 20-vjetorin e ardhjes në pushtet, ditë që e ka kthyer në festë kombëtare. Nuk ndodh kund në botë në fakt, që dita e ardhjes në pushtet e një partie, të kthehet në festë kombëtare. Ndodh në Shqipëri, ku gjithë qytetarët sot duhet të festojnë ardhjen e Sali Berishës në pushtet.
Por, përveç kësaj, Berisha, ashtu si në gjithë mitingjet dhe festat që bën, edhe këtë radhë ka detyruar gjithë administratën që të vijnë në festë. U janë marrë firmat dhe u janë vënë autobusë në dispozicion që të vijnë nga të gjithë rrethet. Në të kundërtën, humbasin vendin e punës.
Nëse kjo ditë është një festë dhe të gjithë shqiptarët kanë motiv për të festuar, atëherë përse duhen përdorur këto metoda?! Përse duhet të detyrohen që të festojnë me zor?! Dhe për çfarë, për pushtetin e Sali Berishës!