Atentat biznesmenit të ndërtimit

Qendra e qytetit të Burrelit
Transferohet në Spitalin Ushtarak. Policia: Dyshime për konkurrencë në tendera.
Martin Pjetri qëllohet me 5 plumba në qendër të Matit.
Atentat në mesnatë biznesmenit të ndër-timit. Martin Pjetri, 54 vjeç, i njohur për aktivitetin privat në qytetin e Burrelit, u qëllua pesë herë me pistoletë nga një person i maskuar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:10 në qendër të qytetit, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i kullave”. Dyshohet se përfshirja e Pjetrit në çështje tenderash për rikonstruksion e ndërtim të objekteve publike është shkaku i atentatit, prej të cilit aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Burime të Policisë bëjnë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës, Martin Pjetri ishte në një lokal bashkë me dy miq të tij. Pasi ka mbaruar, është nisur në këmbë për të shkuar në shtëpinë e tij, pranë qendrës.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).