DURRES/ Mbytet në det pushuesi nga Pogradeci
DURRES – Mbytet në det pushuesi nga Pogradeci. Ridvan Gora, 64 vjeç, gjeti vdekjen ditën e djeshme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Burime të Policisë thanë se Gora kishte hyrë në ujë për t’u larë pasditen e djeshme, por nuk ka mundur të dalë dot në sipërfaqe. Pushuesit e tjerë kanë pikasur 64-vjeçarin kur ishte shumë vonë për jetën e tij. Dyshohet se Gora ka pësuar ndonjë infarkt fatal pas kontaktit me ujin e ftohtë, ndërkohë që temperaturat në diell këto ditë janë shumë të lartë. Ai kishte ardhur nga Pogradeci me familjen për të kaluar disa ditë pushimi buzë Adriatikut. Sipas Policisë, pritet që ekspertiza mjekoligjore të përcaktojë dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 64-vjeçarit.