E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imunitetit, votimi më 6 gusht, PS: Ultimatum i Berishës

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj

Maxhoranca paralajmëroi dje votimin e paketës së kompromisit, Xhafaj: Data është vendosur arbitrarisht nga Topalli.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve: Në letrën e Fyles ka dyshime për sinqeritetin e Kryeministrit.

Xhafaj: Opozita nuk e miratoi, braktisi Konferencën e Kryetarëve.

Nënkryetari socialist i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, iu përgjigj akuzave të maxhorancës lidhur me qëndrimin e PS-së për kufizimin e imuniteteve. Xhafaj tha dje se këmbëngulja e Kryeministrit për votimin e imuniteteve më 6 gusht është imponim dhe ultimatum ndaj opozitës. Kryeministri thotë se data 6 gusht është e përcaktuar me ujdi të plotë nga i gjithë spektri parlamentar i vendit më 12 korrik, në seancën e Parlamentit. Kryetarja e Kuvendit, nga ana tjetër, thotë se 6 gushti është një datë e caktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe në të njëjtën kohë i është bërë e ditur seancës plenare e datës 12 korrik. Kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi. Vendimi për datën 6 ka qenë një vendim arbitrar, i njëanshëm dhe i paravendosur jashtë çdo logjike të frymës kushtetuese dhe të rregullave parlamentare, u shpreh Xhafaj.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›