E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, lirohet italiani i rrëmbyer

Agjenti i sigurisë në Ambasadën e Italisë në Jemen, Alesandro Spadoto, është liruar pasi ishte rrëmbyer nga persona të armatosur.

Një zyrtar qeveritar tha se ai ishte liruar dje dhe i ishte dorëzuar guvernatorit të provincës Marib.

Agjencia Rojters ka raportuar se Spadato ishte mirë me shëndet. 29 vjeçari u rrëmbye të djelën e kaluar në kryeqytetin Sana.

Ministria e brendshme tha se rrëmbyesit kishin kërkuar që akuzat kundër tyre të tërhiqeshin si dhe kompensim dhe disa gjëra të tjera.

Raportohet se autoritetet kishin rënë dakort për t`i plotësuar të paktën dy kërkesa të rrëmbyesve.

Rrëmbimet e të huajve në Jemen janë pothuajse të zakonshme dhe shpeshherë problemet zgjidhen pas negociatave me qeverinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›