E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat kamikaz ish-gruas pas tradhtisë e divorcit

• Një 41-vjeçar ka dashur të bëjë një atentat kamikaz vetëvrasës me qëllim vrasjen e gruas që kërkonte të divorcohej prej tij, bashkë me të dashurin e saj.

Dashamir Biçaku

Autori i ngjarjes është nisur me 15 kallëpe tritoli për t’i shpërthyer me qëllimin për të vrarë gruan dhe të dashurin e saj por ndërhyrja e policisë parandaloi ekzekutimin. Fiqiri Roçi, 41 vjeç nga Librazhdi banues në Yrshek, është arrestuar në flagrancë nga policia e kryeqytetit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, me lëndë plasëse në dëm të më shumë se dy personave. Policia ka ngritur ndaj të arrestuarit edhe akuzën e mbajtjes pa leje të armëve. Mëngjesin e të enjtes, Fiqiri Roçi ishte nisur në drejtim të shtëpisë së tij, në Yrshek të Tiranë, pasi kishte lënë takim me bashkëshorten, V. Roçi dhe të dashurin e saj Sh., Hyseni nga Shkozeti i Durrësit. Në të vërtetë i arrestuari ka pranuar edhe vetë se ka dashur t’i vrasë të dy ata e po ashtu edhe veten. Dhjetë ditë më parë, gruaja i kishte pohuar të shoqit që punonte në Sarandë në një aktivitet ndërtimi, se i kishte bërë padi në gjykatë dhe se donte të divorcohej. Me 31 mars ishte edhe seanca e parë e procesit gjyqësor, ndërsa gruaja të martohej me Sh., Hysenaj nga Shkozeti, i cili gjithashtu ishte i martuar me një grua tjetër. Pas këtij veprimi Fiqiri Roçi, ka pranuar veprimin e të shoqes, por ka nisur të kërkojë në repartin ushtarak nr.7306 në Sarandë detonatorë, kallëpe tritoli, ndezës elektrikë e fitila dinamiti. Pasi ka arritur t’i gjente këto mjete, në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes ai është nisur në Tirane. “Nesër do vij në shtëpi, nëse mundesh merre edhe mikun tënd dhe pimë një kafe e ndahemi miqësisht. Fëmijët, dërgoi tek prindërit e tu në Yrshek”, i ka pohuar një ditë më parë, në telefon Roçi ish-bashkëshortes ndërsa takimi i treshes është lënë në orën 16:00. Në mëngjes i arrestuari ka qenë në shtëpinë e tij, me çantën në duar, ku mbante 15 kallëpe tritoli, 100 copë kapsollash, 20 detonatorë shpërthyes, një çakmak në formë pistolete dhe 2 fitila zjarr përcjellës nga 1.5 metra. “Çne me atë çantë?- e ka pyetur e shoqja. “Kam ca sende që do të bëjnë të jetosh në paqe përjetë. Nuk do ndiesh kurrë asgjë të keqe”. Kaq është dashur dhe mes tyre ka nisur një debat, të cilin një fqinj i familjes e ka dëgjuar ndërsa banonte të njëjtin pallat me familjen Roçi, në Yrshek. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka bllokuar, Fiqiri Roçit të gjitha sendet ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.

15 kallepe
lënde plasëse i janë bllokuar Fiqiri Roçit nga policia në momentin e ndërhyrjes së tyre në banesën e familjes në Yrshek

100 cope
kapsolla dhe 20 detonatorë elektrikë, janë administruar nga hetuesit në cilësinë e provës materiale, veç kallëpeve të lëndës plasëse

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›