Drogë lokaleve të natës me taksi
• E shpërndanin drogën me taksi, madje duke e ndërruar atë sa herë të ishte e mundur, por pavarësisht këtij maskimi tre të rinj durrsakë kanë përfunduar në pranga.
DURRES/ OERD ULQINI
Bledar Plaku, Bledian Karaj dhe Bledi Garo janë arrestuar në kushtet e flagrancës në orën 23:00, teksa po udhëtonin me taksi nga periferia e qytetit në qendër të tij. Sipas bluve, këta persona po tentonin t’i shisnin drogën “popullit të natës” në Durrës, i cili frekuenton pub-et dhe diskotekat bregdetare të zonës së Bërryl-Currilave. Zona e universitetit dhe e disa gjimnazeve pranë është shndërruar prej kohësh në “vend pune” për rrjetet e vogla kriminale që shpërndajnë drogë tek të rinjtë. Seksioni i Luftës Kundër Drogës bëri të mundur arrestimin në flagrancë të tre të rinjve pas një hetimi disamujor. Ata dyshoheshin si shpërndarës lëndësh narkotike në qytetin e Durrësit dhe gjithnjë i kryenin dërgesat duke përdorur taksi të ndryshme. Qarkullimi i tyre i shpeshtë duke ndërruar taksitë solli dyshimet e para për bandën e shpërndarësve. Në bazë të kësaj të dhëne nisën edhe hetimet e para, të cilat përfunduan me prangosjen e tre të rinjve. Atyre iu gjet e fshehur në xhepa një sasi prej 20 gramësh drogë, e dozuar dhe e klasifikuar në qese plastmasi si heroinë dhe kanabis sativa. Kapja e këtyre shtetasve u bë e mundur nga shërbimet e policisë në lagjen 17 të Durrësit, gjatë kohës që ata udhëtonin me automjetin taksi me targë DR 420 A në drejtimin periferi-qendër. Të tre të rinjtë e moshës 22-vjeçare nuk kishin pasur në të shkuarën precedentë penalë, megjithatë ata klasifikohen nga policia si pjesë e një rrjeti të gjerë shpërndarësish droge. Policia ka nisur pyetësorët në ngarkim të të arrestuarve me qëllim nxjerrjen e furnitorëve të drogave të lehta dhe të rënda. Nga ana tjetër të arrestuarit janë shprehur në polici se shpërndarjen e drogave e bënin për të siguruar jetesën, pasi ishin të papunë. Sipas dëshmive të tre të rinjve një dozë heroinë kushtonte 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa një dozë kanabis sativa vlente pesë herë më pak. Policia ka marrë në pyetje edhe shoferin e taksisë, por pas ballafaqimit dhe dëshmisë së tij ai është lënë i lirë, pasi nuk rezulton i implikuar në ngjarje. Thuajse çdo ditë të javës banda e shpërndarësve qarkullonte me taksi, duke i ndryshuar ato me qëllimin e vetëm për të mos rënë në sy. Policia ka dyshime të forta se tre të rinjtë e merrnin furnizimin në të njëjtin vend dhe se ato ishin pjesë e të njëjtit grup, pasi gjithnjë qarkullonin së bashku.
Pranga tiranasit me 1.5 kg heroinë
TROPOJE – Arrestohet me 1.5 kg drogë një 44-vjeccar nga Tirana. Armand Pango u prangos nga policia e Tropojës, në kohën kur po lëvizte në rrugët e qytetit. Ai kishte me vete një qese, e dyshuar se mbante heroinë brenda. Menjëherë është prangosur për t’u marrë në pyetje për disa orë. Ndërsa droga është dërguar për ekspertim në Tiranë, për t’u saktësuar lloji i saj. Sipas policisë, Pango ka udhëtuar drejt Tropojës me lëndën narkotike, por ende nuk dihet nëse do e trafikonte në Kosovë apo kishte si destinacion tregun vendas.