Tiranë, 3 në pranga për mashtrim e korrupsion
• TIRANE – Operacioni i koduar “Gërshërët e ligjit 2”, ndalon tre persona të dyshuar se janë përfshirë në një aferë korruptive në një institucion financiar në Tiranë.
Ardi Agolli, 32 vjeç dhe Eli Agaj, 42 vjeçe, analiste kredie, në PSHM, janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Sipas policisë personat e arrestuar akuzohen për “mashtrim në bashkëpunim”, “shpërdorim detyre”, “korrupsionit pasiv në sektorin privat”, “ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, e “falsifikim i dokumenteve zyrtare”. Lajmi është bërë i ditur dje nga policia e Tiranës. Kjo e fundit ka ndaluar edhe Artan Gjuzin, me profesion jurist avokat, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë histori. Për avokatin policia dyshon se ka marrë para nga persona të ndryshëm, duke iu premtuar atyre lirimin e të afërmve nga burgu. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, personat e arrestuar kanë kryer mashtrime duke tërhequr kredi në bankë, duke përdorur dokumente të falsifikuara, për interes të personave të tretë. Të dyshuarve sipas njoftimit të policisë, në momentin e ndalimit, u janë bllokuar edhe një sërë dokumentesh që provonin veprimtarinë e tyre kriminale. Nga kjo veprimtari, të arrestuarit kanë nxjerrë kredi në shuma nga 400 mijë deri në 1.2 milionë lekë të reja me përfitime të përafërta që shkonin në nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë të reja për person. Kjo shumë merrej në rast se ata arrinin të tërhiqnin kredinë për personat që kishin aplikuar.