E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta "kryqezon" OSBE-ne

Levizja Socialiste per Integrim perplaset me Prezencen e OSBE-se, duke e quajtur "nje organizate me rekorde negative ne proceset zgjedhore ne Shqiperi". Pas "lumit" te kritikave ndaj politikave te PD-PS per zgjedhjet, kreu i kesaj partie, Ilir Meta u drejtua dje nga OSBE, si "nje organizate e cila ka bere shume pak per te parandaluar ato fenomene, te cilat kane qene teresisht te pritshme dhe te paralajmeruara per sa i perket proceseve zgjedhore". "OSBE, rekomandimet pas zgjedhjeve, per zgjedhjet e ardhshme, gjithnje i ka pasur konstruktive, por nuk u ka qendruar ne menyre konstante, duke marre ne nje fare menyre dhe pergjegjesite e saj per ceshtjet e zgjedhjeve ne Shqiperi", tha Meta pa marre parasysh faktin se OSBE eshte nje organizate e huaj me rol monitorues e keshillues, jo vendimmarrese. Megjithate dhe ne qendrimin e djeshem, lideri i LSI-se, permendi faktin se pergjegjesia kryesore e problemeve ne zgjedhje, eshte e klases politike ne vend. Sipas tij, dyshja Xhafa-Rusmali monopolizuan procesin, per te shmangur perfaqesimin e forcave te treta politike ne vend. Kreu i LSI-se, theksoi se dhe kete vit nuk po realizohet nje reforme e duhur zgjedhore. Perkundrazi, po behet nje komplot, jo thjesht kunder LSI-se, po dhe kunder zgjedhjeve, integritetit te procesit dhe barazise se votes se qytetareve shqiptare. "Eshte teresisht i papranueshem dhe do te jete i patolerueshem ky komplot kunder zgjedhjeve ne Shqiperi. Ne deshirojme qe partneret nderkombetare te shprehen qarte per domosdoshmerine e gjithe perfshirjes reale dhe jo fiktive te te gjithe aktoreve kryesore politike ne vend", reagoi Meta. Ai theksoi se LSI eshte e vendosur qe te mos lejoje zgjedhje ne kete vend, pa garantuar me pare nje proces administrimi te ndershem. "I gjithe thelbi, i gjithe qellimi i te dy paleve, ka qene dhe mbetet manipulimi i zgjedhjeve permes manipulimit te administrimit te tyre, qe do te garantohet, sipas tyre, permes shmangies dhe eliminimit te perfaqesimit te Levizjes Socialiste per Integrim, ne te gjithe nivelet e komisioneve, qe nga KQZ, ku ju e dini qe LSI ka anetarin e propozuar prej saj, e ne te gjithe nivelet e tjera", u shpreh Meta. Sipas tij, Konventa e LSI-se dy dite me pare ishte nje reagim emergjent per sensibilizimin e anetareve dhe perfaqesuesve te kesaj force politike, ne menyre qe te vijoje edhe me aktivitete shume me te medha dhe popullore, ne mbrojtje te votes se lire. Meta theksoi se pa garantuar zgjedhje te lira e te ndershme qe eshte me minimale per nje demokraci qe synon te zhvillohet dhe integrohet ne Evrope, nuk mund te kete as lufte kunder varferise, e aq me teper lufte kunder korrupsionit. "Sepse, ai qe vjedh voten, vjedh gjithcka, vjedh dhe shpresen e besimin per te ardhmen", perfundoi Meta. Mocioni, teater i radhes

Heshtjen e kryeministrit Sali Berisha per mocionin per "Fazllic", kreu i LSI-se Ilir Meta e quajti dje, nje shperblim te merituar qe i jepet opozites, e cila ne menyre flagrante ndryshoi Kushtetuten, muaj me pare. "Une nuk deshiroj te hyj ne teatrin politik te radhes, qe u zhvillua edhe dje ne Parlament. Berisha e di shume mire se nuk duhen me 71 vota, per ta hequr ate nga Parlamenti, por duhen 2 here nga 71 vota, gje qe e kuptoni se eshte teorikisht e pamundur", theksoi ai, duke mos komentuar me sjelljen e Kryeministrit, qe sipas tij, i vjen hakut Partise Socialiste. Nga ana tjeter, Meta u shpreh se, LSI nuk eshte per te perjashtuar asnje force politike nga procesi zgjedhor apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas tij, procesi duhet te jete gjitheperfshires. "Ne jemi dakord qe te jene edhe PSD-ja, dhe PDS-ja edhe PAD-ja. Nuk ka ardhur ndonjehere nga ne ky problem dhe ne nuk kemi qene te kufizuar per pjesemarrjen dhe perfaqesimin e forcave te tjera politike", vuri ne dukje kryetari i LSI.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›