E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prurjet ne PS, jo dualizem, por nje harmoni brezash"

Kryetari i Partise Socialiste ne Shqiperi Edi Rama thote se partia e tij, ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009, ne koalicion apo e vetme do te kerkoje votat e majta dhe do te fitoje per te ofruar nje qeverisje per qytetaret shqiptare. Ne nje interviste per BBC ne shqip gjate nje vizite ne Londer, Rama tha se ne sistemin i ri zgjedhor cdo parti do te konkurroje "me programin, ekipin dhe liderin e vet".

Ju jeni para zgjedhjeve. Viti 2009 lakohet shume si viti qe do te sjelle ndryshimin. Ju jeni ne krye te partise per tre vite qe mbas zgjedhjeve te kaluara dhe ju premtuat se do ta transformoni partine. Mendoni se ia keni arritur kesaj dhe e keni bere partine tuaj gati per zgjedhjet e 2009?

Nje parti eshte nje organizem i gjalle, e cila ka nevoje cdo dite per ajer, ushqim, levizje dhe ne kete kuptim eshte ne transformim te vazhdueshem. Une jam besimplote qe PS eshte ndare me ato aspekte negative dhe me ato lidhje te politikes se shkuar qe e cuan ne opozite dhe ka hapur nje rruge te re e cila padyshim eshte e gjate, ka veshtiresite e veta. E padyshim nuk eshte ne te gjithe ecurine e saj e sheshte dhe pa pengesa, por eshte qartesisht nje rruge alternative per menyren e te qenit nje partie politike per perqasjen e kesaj partie ndaj Shqiperise dhe shqiptareve, ndaj shqetesimeve, problemeve, nevojave, deshirave dhe endrrave te njerezve dhe njekohesisht per ndertimin e asaj force domosdoshme qeverisese qe i duhet Shqiperise per te dale nga nje tranzicion rraskapites dhe bataku i politikes se vjeter.

A eshte gati partia juaj per zgjedhjet edhe nga ana strukturore, sepse vihet re nje lloj dualizmi. Shume figura te reja kane ardhur ne parti keto vitet e fundit, ata perfaqesojne partine shpesh ne konferenca shtypi, duke paraqitur programet e partise, por kemi edhe nje ane tjeter, ate te parlamentit. Duket sikur ka dy parti, nje parti ne parlament dhe nje jashte saj, pra kemi figurat e reja dhe figurat e vjetra ne parti. Keni mundur ju te krijoni nje kohezion ne parti?

Ky nuk eshte dualizem, por harmonizim gjeneratash, moshash, gjinish, kendveshtrimesh dhe energjish, te cilat jane te domosdoshme per nje familje te madhe politike, sic eshte Partia Socialiste.

A do ta pranoje votuesi ne 2009 kete parti?

Nuk eshte pyetje pranimi apo mospranimi i PS, eshte ne pyetje cilesia e fitores tone e cila eshte e sigurt, por ne duhet dhe po punojme cdo dite qe ta bejme nje fitore te plote domethenese, nje fitore qe te na jap mundesine te ndryshojme Shqiperine. Per ne pushteti nuk eshte qellim dhe as fitorja nuk eshte qellim ne vetvete, por mjete per te realizuar qellimet e perbashketa me te gjithe ata shqiptare e shqiptare qe do te na votojne me shumice.

Keto vite eshte thene shpesh qe nje nga arsyet pse koalicioni i majte nuk erdhi ne pushtet ne 2005 ishte percarja midis tyre. Duket sikur kjo percarje keto vite eshte thelluar akoma me shume, duket qe qendrimet e PS dhe LSI-se jane shume te kunderta, madje dje ne Konventen Kombetare te LSI-se u perdor dhe fjala "tradhtar" per ju.

Nuk behet fjale as per percarje dhe as per krahasime me te shkuaren, behet fjale per vizione te ndryshme, per rruge te ndryshme, per sjellje te ndryshme. Vizioni yne, rruga jone, sjellja jone eshte e gjeneruar, e prodhuara, e stimuluara nga veshtrimi drejt te ardhmes, nga nevoja per t'i dhene njerezve te ardhme te sigurt ne vendin tone, nga domosdoshmeria qe kete te ardhme, ta ndertojme se bashku pertej kufijve te partive, pertej hendeqeve qe politika e vjeter e se shkuares ka krijuar mes shqiptareve. Dhe nga ana tjeter besoj se cdo krahasim ne kete rast eshte i manget sepse jemi ne nje sistem te ri zgjedhor dhe ne kete sistem te ri, cdo force politike konkurron me programin, ekipin dhe liderin e vet dhe votuesi do te votoje per nje force politike qofte ne rastin kur forcat politike jane bashke, qofte kur jane te ndara, vota shkon per nje force politike.

Pra, jemi ne kushtet e nje procesi ndryshimesh te rendesishme dhe PS eshte lokomotiva e ketyre ndryshimeve. Ne duam qe hapesira politike te merret drejtperdrejte me problemet e njerezve dhe me zgjidhjen e tyre. Ne duam qe politika e vjeter e sherreve, e konflikteve, sharjeve, fyerjeve, perbaltjes per interesat e kryetareve, t'ia lere vendin nje politike te re te dialogut, te degjimit reciprok, te lindjes dhe realizimit te ideve te reja ne nje hapesire qytetaresh.

Me sa kuptojme, nga kjo qe sapo thate, ju do te shkoni secila parti e majte me vete ne zgjedhje, apo keni ndonje "As" nen menge?

Te gjitha partite do te votohen me vete, qofshin te majta apo te djathta, te qenit ne koalicion nuk do te thote qe do te kete nje vote te perbashket. Votat do te jene te pervecme dhe qofshin ne koalicion apo jo, do te kerkojme voten per partine Socialiste, per programin e saj, per nje menyre te re per ta qeverisur Shqiperine dhe votuesit te zgjedhin ate parti qe u garanton me shume ndryshimin, me shume lidhjen mes fjales dhe vepres, u garanton me shume te sotmen dhe te nesermen, per veten dhe femijet e tyre.

Njerezit do te shkojne ne votime dhe para tyre duan alternativa dhe ju kete e theksoni ne fjalimet tuaja. Megjithate kryeministri Sali Berisha ne parlament perseri tha qe "opozita nuk sjell asnje alternative. Llafe, llafe!! Cfare alternativash te qarta do te sillni ju ne 2009-n?

Se pari, une do te doja qe mos te merrnim kryeministrin Berisha si nje pike referimi, pasi kryeministri eshte aty per t'u pergjigjur dhe per te dhene llogari para shqiptareve lidhur me kontraten qe ka nenshkruar me ta ne vitin 2005 dhe jo per te kerkuar llogari nga opozita, e cila eshte ne krye te detyres. Ne, une personalisht e kemi braktisur skenen e politikes se vjeter te kacafytjes, te sherreve dhe te nxitjeve mes njerezve per interesat e ngushta per pushtet te nje grushti njerezish dhe kemi zbritur aty ku njerezit jetojne me nje dialog te madh. I cili synon pikerisht ndertimin e alternatives sone te re dhe te te gjitha alternativave sektoriale ne bashkepunim me njerezit duke i degjuar, duke u njohur jo vetem te drejten per te folur, por edhe te drejten per t'u degjuar. Per t'ia mbledhur me shume kujdes jo vetem shqetesimet, por edhe sugjerimet e tyre dhe duke ndertuar bashke me ta ate qe do te jete programi i pare qeverises i nje partie ne Shqiperi. Sepse deri me sot partite politike kane pergatitur programe per te marre votat, por jo programe per te realizuar premtimet. Kane premtuar gjithcka thjesht per te fituar dhe pastaj kane harruar apo lene pa bere shume c'ka thjesht sepse nuk kane menduar as fare per realizimin e premtimeve kur i kane bere ato. Ne do te premtojme ato qe do te bejme dhe do bejme ato qe do premtojme.

Drejtesia eshte nje nga problemet kyce. Besueshmeria ne drejtesine eshte ulur mjaft, dhe ne uljen e besueshmerise ndikon edhe politika: kur i intereson politikes ajo mbeshtetet dhe kur nuk i intereson ajo sulmohet. Cfare pikerisht do te beni ju, qe drejtesia te zere vendin e vet ne sistemin tone?

Ne do te vazhdojme te bejme ate qe bejme sot e gjithe diten, te kerkojme rruge dialogu dhe konsensusi pa harruar se nuk ka dialog dhe konsensus te mundshem per reformat ne drejtesi pa pjesemarrjen aktive te te gjithe aktoreve te sistemit te drejtesise, pa kontributin e tyre me shqetesimet dhe idete per menyren se si duhet te transformohet ky sistem, pa marre ne konsiderate te gjitha sugjerimet e eksperteve nderkombetare qe paguhen nga taksapaguesit evropiane apo amerikane per te ndihmuar reformen ne drejtesi dhe pa nje mirekuptim themelor mes forcave politike qe duhet te heqin dore nje here e mire nga punet e drejtesise dhe ta lene drejtesise te beje drejtesi.

Korrupsioni ne drejtesi citohet shpesh si nje nga shkaqet qe sistemi nuk punon. Perceptimi i njerezve, sipas anketave te koheve te fundit, duket qe eshte me pozitiv se vitet e tjera, nderkohe qe ju thoni se qeveria eshte e korruptuar.

Sipas cilave anketa?

Transparency Internationl disa muaj me pare e renditi Shqiperine disa vende me lart, pra me pozitive, ne perceptimin ndaj korrupsionit. Pse mendoni ju ndodh kjo?

Une nuk do te mbetesha per asnje sekonde peng i nje raporti apo nje raporti tjeter, sepse nderkohe qe Transparency International jep nje konkluzion te tille, FMN-ja vetem dy muaj me pare dha nje konkluzion tjeter, duke e konsideruar korrupsionin ne Shqiperi te dyfishuar ne raport me tre vjet me pare, e nderkohe le te presim te tjera raporte qe do te japin konkluzione te ndryshme. Ajo qe eshte e perbashketa e te gjitha ketyre raporteve eshte qe Shqiperia, eshte po ne ate pellg dhe permiresimi i cfaredoqofshem brenda pellgut, nuk perben ndryshim cilesor ne raport me korrupsionin. Dhe nga ana tjeter, ne nuk kemi nevoje te lexojme raportet dhe te hyjme ne nje debat mbi milimetrat e perparimit ne rrugen e daljes nga kthetrat e nje korrupsioni qe eshte kthyer ne sistem edhe nje here nga e para duke ndryshuar klientet por jo thelbin. Por duhet te shohim dhe te degjojme pamjen dhe zhurmen bucitese te korrupsionit qe shpertheu ne Gerdec duke vrare 26 njerez, dhe duke shkaterruar qindra familje e mijera shtepi e prona, te shikojme korrupsionin dhe te jemi ne gjendje te lexojme edhe midis rreshtave te gjithe ketyre dokumenteve te frikshme qe kane te bejne me kete sekserin serb te kryeministrit, i cili na tregoi se si mund te behet pasuri dhe prokopi ne Shqiperine e Sali Berishes, te shikojme se si jane realizuar zerat e investimeve ne buxhet, apo nje sere aspektesh te tjera te cilat lidhen drejtperdrejte edhe me korrupsionin, e keshtu me radhe, per te mos rene ne kthetrat e nje debati shterpe mbi permiresimet milimetrike brenda te njejtin batak.

Cili do te ishte hapi juaj i pare per te luftuar korrupsionin nese vini ne pushtet?

Une kam qene gjithnje i te njejtes bindje: korrupsioni nuk luftohet me gjueti shtrigash, korrupsioni nuk luftohet me sherife qe nga njera ane sulmojne si te korruptuar kedo qe u del perballe dhe nderkohe kane prane njerezit, qe nen hijen e tyre, permes korrupsionit, pasurohen ne menyre marramendese. Korrupsioni nuk luftohet ne ndonje rruge tjeter pervecse permes reformave modernizuese per t'i bere sherbimet e shtetit te shpejta, te efektshme dhe transparente. Korrupsioni lind dhe zhvillohet aty ku mungon shteti, aty ku shteti nuk arrin t'i pergjigjet qytetarit, apo ta mbroje te miren apo pasurine e perbashket ne menyre efektive. Ne na duhet nje shtet, i cili nga njera ane e kryen me shpejtesi, me efektivitet dhe transparence sherbimin ndaj qytetarit ne te gjithe sektoret dhe nga ana tjeter nje shtet qe e perfaqeson denjesisht nevojen per te mbrojtur te miren e perbashket, per te qene i drejte ne trajtimin e pasurive te perbashketa te shqiptareve. Kjo, behet me modernizimin e shtetit, me ndertimin e institucioneve dhe strukturave funksionale me krijimin e nje sistemi vetekontrolli dhe kontrolli qe nuk ka nevoje per sherif, apo per duar te forta e te pastra, e qe me pas del se jane te dobeta dhe te ndotura, por ka nevoje vetem per reforma modernizuese, demokratizuese, integruese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›