Energjia, kete dimer pa kufizime
Shqiptaret nuk do te vuajne nga mungesa e energjise elektrike per kete dimer. Tashme, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka perfunduar te gjitha masat per te siguruar sasine e nevojshme te energjise per te perballuar nevojat e konsumatoreve gjate periudhes ne vazhdim.
Prodhimi
Pavaresisht mungeses se reshjeve, situata ne hidrocentralin e Fierzes vazhdon te jete ne parametra te kenaqshem. Lidhur me kete fakt, drejtori i Operatorit te Sistemit te Prodhimit, Muharrem Stojku, deklaroi dje se nuk ka asnje grafik per nderprerje te energjise, perkundrazi po punohet per furnizim pa nderprerje me energji elektrike. "Sic e keni konstatuar, ne po ofrojme energji pa nderprerje dhe keshtu do te vazhdojme per te gjithe periudhen ne vazhdim. Rezerva energjetike qe ndodhet ne Fierze eshte rreth 200 milione kwh me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar, cka na ben optimiste per gjendjen", theksoi Stojku. Megjithese stina aktuale nuk mbeshtet optimizmin per furnizim 24 ore me energji elektrike, KESH-i ka arritur te siguroje kontratat e nevojshme te energjise se importit per te perballuar nevojat e konsumit. Sipas te dhenave konsumi ditore i energjise elektrike gjate ketyre diteve eshte llogaritur ne rreth 19 milione kwh. Sipas te dhenave e gjithe kjo sasi ne masen 10 milione kwh sigurohet nga prodhimi vendas dhe pjesa tjeter eshte energjia e importit.
Hidrocentralet
Mungesa e reshjeve ka sjelle perdorim dhe rrjedhimisht ulje te rezervave hidrike ne hidrocentrale. Liqeni i Ulzes ka rene deri ne kuoten e minimale, ose shume prane pikes se vdekjes. Specialistet ne kete hidrocentral sqarojne se poshte kesaj kuote, turbinat nuk mund te punojne, cka dhe do te sjelle ndalim te perkohshem te punes ne HEC. Reshjet ne kete zone, por dhe ne zonat ku buron dhe rrjedh lumi i Matit dhe perrenjte e tjere kane sjelle prurje minimale ne liqen. Kuota maksimale e liqenit te Ulzes eshte 128.7 metra, kuote qe eshte shume larg nivelit aktual te liqenit. Hidrocentrali i Ulzes prej vitesh nuk ka njohur kete situate, pasi perdoret vetem ne raste emergjencash. Nderkohe, situate e perkeqesuar eshte edhe ne hidrocentralet e tjera, me ne Veri te Shqiperise. Liqeni i Fierzes po njeh renie cdo dite, keshtu nga 271.4 meter qe ishte javen e kaluar aktualisht niveli ne liqenin e Fierzes ka arritur ne 268.4 meter. Prurjet ne kaskaden e Fierzes, kane pesuar ulje dhe aktualisht jane ne 50 meter kub per sekonde. Niveli i liqenit cdo ore bie 5 cm ndersa momentalisht hidrocentrali i Fierzes, ka ne pune vetem dy turbina nga kater gjithsej, te cilat prodhojne 2.4 milione kilovat energji.