Shqiperia, ne vendet me rrezik te larte
Efekti negativ i ndryshimeve klimaterike mbi shendetin e njerezve tashme nuk eshte vetem nje iluzion. Statistikat alarmuese te zyres evropiane te Organizates Boterore te Shendetit nuk mund te shperfillen dhe flasin ne menyre te qarte edhe per rreziqet qe mund te kete Shqiperia si nje vend mesdhetar ne kuader te ndryshimeve klimaterike. Nje bashkerendim i punes se qeverise qendrore, asaj lokale dhe organizatave joqeveritare do te ishte edhe zgjedhja me e mire per nje plan afatgjate ne mbrojtje te shendetit te qytetareve nga ndryshimet klimaterike.
Rreziku
Ndryshimet klimaterike karakterizohen nga valet e te ftohtit dhe te nxehtit te paparashikuar ne territore te caktuara, si pasoje e te cilave njerezit me te dobet si te moshuarit dhe femijet rrezikojne jeten. Vete Evropa nuk eshte shume mire e organizuar per te shpetuar nga valet e te ftohtit ose te nxehtit dhe kete e demonstroj ne vitin 2003, ku vetem ne Evropen veriore humben jeten 35 mije njerez si rezultat i valeve te papritura te te nxehtit. Vendet e Mesdheut dhe te Ballkanit, sic eshte edhe Shqiperia jane kryesisht te prekshme nga valet e te nxehtit. Ekspertet parashikojne edhe nje rritje te frekuencave te ketyre valeve te rrezikshme per shendetin e qytetareve te ketyre vendeve si pasoje e ndryshimeve klimaterike.
Plani
Ne kushtet ku rreziqet e ndryshimeve klimaterike per jeten e qytetareve po rriten gjithnje e me shume, vende si Shqiperia te cilat kane premisa per prekje nga valet e nxehta duhet te miratojne edhe nje plan afatgjate per mbrojtje. Keshtu sipas keshillave te eksperteve nderkombetare qe kryejne studime per keto fenomene, kerkohet bashkepunimi sa me i ngushte i te gjithe faktoreve qe bejne politik per te miratuar nje plan te tille. Per te parandaluar keto efekte negative te cilat me kalimin e viteve rriten kerkohen edhe ndryshime specifike ne kuadrin ligjor, njohuri te reja mbi ndryshimin e klimes dhe strategjine per mjedisin. Nga ana tjeter per te qene largpames ne mbrojtjen e shendetit te qytetareve kerkohet edhe sigurimi i fondeve nga mekanizmat financiare te Konventes per Ndryshimet Klimaterike dhe burime te tjera nderkombetare. Po keshtu kerkohet gjithnje e me shume edhe rritja e ndergjegjesimit te publikut per politiken mjedisore.