Madhi: Heqim dore nga federata me PD per Kodin Zgjedhor

Republikanet kane hequr dore momentalisht nga ideja e tyre per bashkimin e partive te djathta ne nje federate dhe jane te perqendruar ne negociatat me Partine Demokratike, per Kodin e ri Zgjedhor. Nje fakt te tille e ka pranuar dje, kreu i grupit parlamentar te PR, Arjan Madhi, teksa eshte shprehur se tashme nuk eshte koha per te krijuar konfuzion. Perfaqesues te partive te djathta parlamentare, perkatesisht kryetaret e grupeve, jane mbledhur diten e djeshme ne nje takim informal, per te biseduar ne lidhje me reformen zgjedhore. Burimet bejne te ditur se keto negociata, ne kuader te amendimit te Kodit Zgjedhor, jane udhehequr nga bashkekryetari i Partise Demokratike ne Komisionin per Reformen Zgjedhore, Ilir Rusmali. Nga ana tjeter, ne kete takim kane marre pjese drejtuesit e Partise Republikane, mes tyre edhe kreu i PR-se, Fatmir Mediu, por dhe kreu i grupit te PR, Arjan Madhi. Ne takimin e djeshem informal merrte pjese edhe Tritan Shehu i PDR-se. Ne nje prononcim per "Koha Jone", pas ketij takimi, kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi se nga keto negociata kishte sinjale pozitive ne lidhje me nje marreveshje midis republikaneve dhe demokrateve ne lidhje me amendimin e Kodit Zgjedhor. Sipas Arian Madhit, keto negociata kane qene te vazhdueshme dhe tashme do te behen me intensive, duke qene se jane edhe limitet e fundit, per sa i perket amendimit te Kodit Zgjedhor. Ne kuadrin e diskutimeve, ne lidhje me amendimet per reformen zgjedhore, kryetari i grupit parlamentar te PR-se, Madhi theksoi se per momentin kjo parti ka hequr dore edhe nga diskutimet per krijimin e nje federate te djathte. "Momentalisht kemi hequr dore nga diskutimet per krijimin e nje federate te djathte, sepse nuk eshte momenti i duhur per ta bere kete. Do te harxhonim kohe dhe energji, duke diskutuar per kete ceshtje, pasi kemi perpara nje reforme te rendesishme, sic eshte ajo elektorale", deklaroi ne fjalen e tij, Arian Madhi. Prej kohesh perfaqesuesit e Partise Republikane kane kerkuar nga drejtuesit e PD-se, qe keta te fundit te konsultohen fillimisht me partite e tyre aleate per reformen zgjedhore, dhe me pas me Partine Socialiste, si partia me e madhe e opozites.