Divorci, vellezerit masakrojne me leva, ish-kunatin pas gjyqit
Pogradec- Dy vellezer nga fshati Verdove i Pogradecit, dyshohen se kane masakruar me leva ish-kunatin e tyre 20 vjecar, i cili eshte derguar ne gjendje te rende per t'u mjekuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Burime zyrtare te Policise se Pogradecit bene te ditur se jane arrestuar ne flagrance Ilir dhe Luan Kllomollari, 32 dhe 27 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te se martes ne rruget e qytetit, kur Edison Rusi eshte sulmuar barbarisht nje dite pas procesit gjyqesor per kujdestarine e femijes qe kishte sjelle ne jete motra e tij me Ilir Kllomollarin, para se te divorcohej. I demtuari eshte derguar nga kalimtare te rastit per ne spital, por mjeket konstatuan demtime te shumta, duke e nisur drejt Tiranes. Mes paleve kishin lindur konflikte, pasi Iliri ka qene i martuar me motren e Edisonit, por para disa kohesh jane divorcuar dhe me pas kane kaluar ne proces gjyqesor per pension te femijes.
D. Zisi
D. Zisi