Atentat me tritol taksistit

BERAT- Nje sasi e konsiderueshme tritoli eshte vendosur ne hyrje te baneses se nje taksisti ne qytetin e Beratit, por fatmiresisht pa shkaktuar viktima. Ngjarja ndodhi rreth ores 23:00 te se dieles, ne lagjen " 22 Tetori", kurse autoret mbeten ende mister. Banesa e Gezim Agollit, 62-vjec, dhe apartamentet e tjera te pallatit 5-katesh ne kete lagje jane tronditur nga shperthimi i fuqishem. Policia nisi hetimet dhe deklaroi se motivi kryesor i ngjarjes dyshohet te jete konkurrenca, per shkak te profesionit te kryefamiljarit dhe ndonje zenke banale. Vetem pak ore para ngjarjes, bashkeshorteve Agolli iu ishte kthyer vajza e tyre studente ne Itali, per Festat e fundvitit.
Kane qene banoret e pallatit me numer 32, te cilet te gjendur ne panik kane kerkuar ndihmen e policise afer mesnates. Nga konstatimet e para eshte vene re se nje sasi e konsiderueshme lende eksplozive qe dyshohet te kete qene tritol, eshte vendosur ne deren kryesore te familjes Agolli. Sasia e eksplozivit mendohet te kete qene jo me pak se 200 grame. Shperthimi sipas eksperteve ka shkaktuar demtimin e deres kryesore, xhamave te dritareve te gati te gjithe banesave te pallatit.
Policia ka marre menjehere ne pyetje pjesetaret e familjes Agolli ne lidhje me ngjarjen. Nga deshmite e tyre policia ka mesuar se ne momentin e shperthimit kane qene ne banese prinderit dhe dy vajzat e tyre, njera prej te cilave kish mberritur nga Italia vetem disa ore para shperthimit dramatik, per te kaluar festat e fundvitit. Policia tha se i ka shtrire hetimet ne disa pista, konkretisht per shkak te konkurrences, te ngaterrimit te objektit te sulmit dhe ndonje grindje familjare per motive banale. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar nga grupi hetimor dhe jane kryer disa shoqerime e marrje ne pyetje te kolegeve te 62-vjecarit. Ekspertet moren disa gjurme ne vendngjarje dhe presin rezultatet e analizave laboratorike per te zbuluar ndonje autor te mundshem.
Deshmite nuk ndihmojne hetuesit
Te paret qe jane marre ne pyetje kane qene banoret e pallatit dhe kater pjesetaret e familjes Agolli, objekt i sulmit. Hetuesit kane shpresuar tek rrefimet e deshmitareve qe mund te kene pare autoret e krimit. Por askush nuk ka dhene detaje qe mund te zbulonin te dyshuarit. Po keshtu Gezim Agolli, ka deshmuar rreth konflikteve te tij te fundit, me taksistet e tjere apo ndonje person tjeter. Po keshtu ne pyetje jane marre edhe dy vajzat e ciftit, njera e sapo kthyer nga Italia, pasi mendohet se eksplozivi mund te jete vendosur ne shenje hakmarrje edhe ndaj tyre. Burime zyrtare thane se per momentin nuk ka asnje emer te dyshuari per ngjarjen.