E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, bëri të ditur se ndaj tij ka pasur tentim për atentat në fshatin Rakovec të Tetovës, kur po mbante një tubim me qytetarët e këtij fshati. Sipas tij, nga të shtënat e armëve, është lënduar një fëmijë. "Fillimisht, janë dëgjuar breshëri armësh automatike, ndërsa më pas kam marrë sugjerim nga sigurimi im që të largohemi nga vendi i ngjarjes. Kur u ndalën të shtënat e lëshova shtabin dhe hyra në veturë, më pas filluan të shtëna armësh që vinin nga prapa. Por dëshiroi Zoti që unë jam gjallë, për shkak të veturës së blinduar", deklaroi kryetari i BDI-së në një konferencë për mediat në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël disa minuta pas sulmit ndaj tij. Ahmeti deklaroi se nga të shtënat e armëve, është lënduar një fëmijë. Kryetari i BDI-së deklaroi se ka njohuri se cilët janë autorët e këtyre akteve. "Ne i dimë autorët e kësaj vepre, por i dinë edhe autoritetet shtetërore, por edhe bashkësia ndërkombëtare. Bëhet fjalë për persona të njohur", deklaroi Ahmeti. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dënoi sulmin me armë zjarri ndaj karvanit të BDI-së dhe Ali Ahmetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›