Tim Xhudah: Tadiç realisht nuk ka fituar, do të hyjë në pazare të rënda për qeverinë
Analisti i njohur britanik, Tim Xhudah, në një intervistë për radion "Evropa e Lirë", theksoi se zgjedhjet e 12 majit nuk ishin triumfi i Tadiçit, por kolapsi i partive nacionaliste. Sipas Xhudah, zgjedhjet në Serbi nuk do të kenë asnjë ndikim në Kosovë...
Zoti Judah, zgjedhjet e përgjithshme në Serbi përfunduan me një fitore të qartë për zotin Boris Tadiç. Por, vetë fitorja nuk mjafton për të krijuar qeverinë. Cilat janë mundësitë që i shihni përpara?
Shumë pazare të rënda. Unë mendoj se është interesante të përmendet se forcat evropiane nuk kanë dalë edhe aq mirë në këto zgjedhje, por fakti se vota për forcat radikale ka pësuar një kolaps, kjo është ajo që bëri ndryshime te përqindjet dhe i dha fitoren zotit Tadiç. Megjithatë, keni të drejtë, në kuptimin e pastër matematik, në kuptimin e vendeve në Parlament, fitorja ende nuk mjafton për të formuar qeverinë. Prandaj, mendoj se do të ketë shumë pazare. Ajo që mbase mund të ndodhë është që Partia Socialiste, e cila dikur udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviçi, njeriu i cili e futi Serbinë në katër luftëra, mund të joshet që të përkrahë qeverinë e udhëhequr nga partia e zotit Tadiç. Dhe, kjo është ajo për të cilën disa njerëz parashohin se do të ndodhë.
Edhe pse partia e zotit Tadiç shihet si proevropiane, qëndrimi i saj në raport me Kosovën nuk ndryshon aq shumë nga ai i partive të tjera politike; që të gjitha e kundërshtojnë ashpër pavarësinë e Kosovës. A kanë këto zgjedhje ndonjë domethënie për Kosovën?
Në fakt jo. Nuk mendoj se këto zgjedhje do të kenë ndonjë domethënie për Kosovën. Sikur që e thatë edhe ju, me të drejtë, zoti Tadiç dhe aleatët e tij janë pothuajse tërësisht kundër pavarësisë së Kosovës. Mendoj se do të vazhdojnë rrugën e tyre për të konsoliduar kontrollin e qeverisë së Serbisë brenda Kosovës, prandaj nuk mendoj se këto zgjedhje do të kenë ndonjë rëndësi në Kosovë. Kanë më shumë domethënie për atë se çfarë do të ndodhë në Serbi, por jo edhe në Kosovë.
Kur flasim për përpjekjet për të konsoliduar kontrollin e qeverisë serbe në Kosovë, Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale edhe në Kosovë, me gjithë kundërshtimin e autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare. Disa liderë serbë, madje, kanë paralajmëruar formimin e Parlamentit serb. Cilat do të jenë vështirësitë në këtë drejtim?
Mendoj se vështirësitë përpara janë të shumta. Kam përshtypjen, megjithatë, se nëse zoti Tadiç arrin të formojë qeverinë, pra nëse Partia e tij Demokratike arrin ta udhëheqë qeverinë, një formë e "modus vivendi" do të mund të ishte më e lehtë të arrihet, se po të udhëhiqej qeveria nga Kryeministri në largim, Vojisllav Koshtunica dhe forcat radikale.