E Diel, 1 Nëntor 2026

Elsa Lila ndjek gjyqin e Albenc Agos

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, por dhe asaj italiane, Elsa Lila, ka qenë dje sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet, për të ndjekur nga afër procesin ndaj vrasësit të nënës së saj, Albenc Ago. Ajo, e shoqëruar nga avokati Sajmir Visha, që është dhe daja i saj, nuk ka pranuar të japë asnjë koment për mediat, duke u larguar e heshtur nga ambientet e gjykatës. Në seancën e djeshme përpara gjyqtarit Gerd Hoxha, avokati mbrojtës i Agos ka lexuar kërkesën për rivendosje në afat, duke shënuar kështu edhe nisjen e këtij procesi. Ago, i dënuar për vrasjen e Eva Vishës në vitin 1997, kërkon nga gjykata që të rregullojë afatet brenda të cilave ai mund të apelojë dënimin e tij në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 20 vjet heqje lirie, në dhjetor të vitit 2005, kohë kur 40-vjeçari nuk ndodhej në Shqipëri dhe për këtë arsye pretendon se nuk ka pasur mundësinë ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›