Tadiç nuk formon dot qeverinë, nis bisedat me socialistët
Një paradoks po shoqëron situatën paszgjedhore në Serbi. Partia Socialiste, që është drejtuar në dekada nga Sllobodan Millosheviç, po bëhet dhe më e përkëdhelura e negociatave për formimin e qeverisë së re. Fituesi relativ i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, proevropiani Boris Tadiç, bashkë me aleatët e tij, ka marrë gjithsej 102 deputetë në Parlamentin serb. Por për të qeverisur i duhen edhe 22 deputetë, të cilët nuk i ka liberaldemokrati, Çedomir Jovanoviç, që është një nga politikanët më të moderuar serb. Ndaj Tadiç ka nisur që të dielën në mesnatë negociatat me socialistët e Ivica Daçiçit. Ndërkaq, të njëjtën gjë kanë zhvilluar edhe rivalët e Tadiçit: radikalët e Nikoliç dhe partia e Koshtunicës. Gjatë natës zgjedhore kanë qenë kontaktet e pranishme mes funksionarëve të lartë të koalicionit "Për Serbinë Evropiane" dhe partive nacionaliste me Partinë Socialiste të Serbisë. Zëvendësi i kryetarit të Partisë Radikale Serbe theksoi se Tomisllav Nikoliç ka biseduar dje me liderin e Partisë Demokratike të Serbisë, Voisllav Koshtunica, për programin, qëllimet dhe karakterin e qeverisë së ardhshme. Në konferencën për gazetarë, sekretari i përgjithshëm Aleksandar Vuciç tha se Nikoliçi do të bisedojë edhe me përfaqësuesit e Partisë Socialiste të Serbisë. Vuciç shtoi se marrëveshja nuk është arritur ende, por ekziston konsensus i rëndësishëm lidhur me çështjet e rëndësishme për ardhmërinë e Serbisë. Funksionari i PRS nuk dëshiroi të thotë se gjatë bisedës të Nikoliçit me Koshtunicën a është precizuar se kush do të ishte Kryeministër i ardhshëm, por shprehu pritjet se negociatat së shpejti do të përfundojnë.
Rezultatet
Sipas të dhënave që u shpërndanë nga Komisioni Zgjedhor Republikan, lista "Për Serbinë evropiane-Boris Tadiç", ka marrë mbështetje të 38,75% të votuesve, që mjafton për të marrë 102 mandate në Parlament, ndërsa Partia Radikale Serbe (PRS) ka marrë 29,22%, që mjafton për 77 mandate. Komisioni Zgjedhor theksoi se në zgjedhje kanë votuar 4.029.249 votues, përkatësisht 61.01% të trupit zgjedhor. Lista "Për Serbinë evropiane" ka fituar më shumë kryesisht në Beograd dhe Vojvodinë, ku ka korrur përqindje më të madhe nga mesatarja se në nivel të tërë Serbisë. Ndërkaq, Partia Radikale Serbe ka arritur rezultat mbi mesatar në enklavat serbe në Kosovë. Në Beograd, Partia Demokratike e Koshtunicës është nën nivel të mesatares -11,77%, ndërsa në Vojvodinë dukshëm nën mesataren me 6,98% të votave. Socialistët kanë marrë 7,57% në të gjithë Serbinë, ku më shumë ka kontribuar rezultati në Serbinë Qendrore -8,45%. Partia Liberaldemokratike ka arritur rezultatin më të mirë në Beograd, me 7,1%. Në Serbinë Qendrore, PLD-ja është në nivel të mesatares të Republikës -5,29 më pak se sa në numrin e përgjithshëm. Në krahinën jugore serbe, PLD-ja ka fituar 0,93 %, ndërsa në atë veriore 5,46% të votave.