Bie në humnerë kamioni me 10 veta
Rrugët e shkatërruara në Malësinë e Shkodrës bëhen sërish shkak i aksidenteve të rënda. Një aksident i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në aksin rrugor që lidh Shkodrën me Shllakun, në afërsi të fshatit Drish. Kamioni tip "Fiat Iveco" me targë SH6133C me drejtues 39-vjeçarin Isuf Mehaj ku ndodheshin 10 persona ka rënë në një humnerë me lartësi 200 metra. Si pasojë e këtij aksidenti, të gjithë personat që ndodheshin në karrocerinë e makinës dhe brenda në kabinë janë plagosur rëndë. Ndërkohë, mësohet se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës pak orë pas aksidentit.
Ngjarja
Sipas dëshmive të personave të përfshirë në këtë aksident, mësohet se shkak është bërë rruga e keqe. Makina ka dalë nga rruga për shkak të një shkëmbi që kishte rrëshqitur nga mali. Sipas dëshmitarëve, shoferi i mjetit, duke mos dashur të përplaset me shkëmbin ka devijuar, por makina i ka dalë nga kontrolli duke përfunduar në humnerë. Dëshmitarët pohojnë për gazetën "Shqip" se të gjithë personat që ndodheshin brenda makinës kanë nisur të hidhen nga makina pa rënë ende në humnerë dhe kjo duket ka bërë që pjesa më e madhe e tyre t‘i shpëtojnë vdekjes. Menjëherë pas marrjes së informacionit për rënien në greminë të një kamioni me 10 persona, pothuajse të gjitha makinat e policisë dhe ambulancat e Shkodrës janë drejtuar te vendi i ngjarjes. Të gjithë të plagosurit që janë gjetur nga policia të shpërndarë anës rrugës janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës. Aty, mjekët kanë konstatuar se katër prej të plagosurve ishin në gjendje të rëndë dhe i kanë dërguar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Njëri nga të plagosurit, 55-vjeçarja Katrina Çoba ka ndërruar jetë pak orë pas mbërritjes në spitalin e Shkodrës, duke mos mundur t‘u rezistojë plagëve të marra. Makina që ka pësuar aksident është e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe në të ndodheshin 8 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje, të cilët po ktheheshin nga një aks rrugor i Komunës Shllak, ku kishin bërë disa ndërhyrje për mirëmbajtje. Gjatë kthimit për në Shkodër, drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka marrë me vete dy gra, të cilat donin të udhëtonin drejt fshatit Drisht. Ndërkohë, grupi hetimor në vendin e ngjarjes është duke kryer veprimet hetimore dhe sipas policisë mendohet se rruga tejet e amortizuar është bërë shkak i këtij aksidenti.
Situata
Aksidentet në Qarkun e Shkodrës sa vijnë e bëhen më të frikshme. Gjatë vitit 2007 në rrugët e këtij qarku pati 40 të vdekur dhe 122 të plagosur në 110 aksidente. Sipas statistikave të policisë rrugore, çdo javë ndodhin të paktën dy aksidente dhe në çdo 9 ditë një person vdes për shkak të aksidenteve rrugore. Ndërkohë, gjatë katër muajve të parë të vitit 2008 në Shkodër janë shënuar 35 aksidente me 8 viktima dhe 34 të plagosur.
Situata është alarmante në zonat malore të Qarkut të Shkodrës, ku rrugët janë krejtësisht të amortizuara. Prej 20 vitesh, në 310 km rrugë rurale nuk është bërë asnjë metër asfaltim. Nuk ka sinjalistikë apo elemente mbrojtëse anës rrugës. Rrugët malore të Dukagjinit, Shllakut e Vermoshit ngjasojnë me shtigje bagëtish, që kufizohen nga njëra anë me shkëmbinj dhe nga ana tjetër me humnera të cilave nuk u duket fundi.
Numërohen rreth 130 aksidente me vdekje të ndodhura në kohë të ndryshme në rrugët malore të Shkodrës dhe rreth 215 pika të rrezikshme, që nuk kanë asnjë element sigurie. Të gjitha këto aksidente kanë përfunduar me rënie të automjeteve në gremina.
Ardi Hoti
Rasti
Mars 2007, 10 të
vdekur në Dukagjin
Në muajin mars të vitit të shkuar, 10 persona humbën jetën në një aksident të rëndë që ndodhi në zonën e Dukagjinit. Për shkak të rrugës së prishur, që shkaktoi defekt në sistemin e drejtimit, një furgon pasagjerësh ra nga një lartësi shumë e madhe në lumë. Pjesa më e madhe e atyre që ndodheshin në furgon vdiqën për shkak të plagëve apo të mbytur, ndërsa ata që pak që mbijetuan u ndihmuan shumë orë pas aksidentit vetëm falë guximit të një djali të mitur, i cili edhe pse i plagosur arriti të dilte në rrugë për të kërkuar ndihmë.