E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, makina në greminë, shpëton familja

Tre pjesëtarë të një familjeje kanë shpëtuar për mrekulli nga vdekja gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Beratit. Agron Muçolli, 44 vjeç, së bashku me bashkëshorten e tij, Valbona, 40 vjeçe, dhe vajzën Irena, 14 vjeçe, janë aksidentuar rreth orës 13:00 në aksin e vjetër rrugor Berat- Përmet, në vendin e quajtur Drobonik. Tre personat, banorë të Tiranës, mësohet se udhëtonin me mjetin e tyre, një furgon "Ford" me targa të kryeqytetit në drejtim të Beratit. Mjeti i tyre mësohet se ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi prej 15 metrash, ndërkohë që personat që ndodheshin në mjet janë plagosur. Atyre u kanë ardhur në ndihmë kalimtarë të rastit, të cilët i kanë dërguar në spital. Mjekët në Berat thanë se pas marrjes së ndihmës së parë, të tre personat e aksidentuar e kanë kaluar rrezikun për jetën. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur më pas policia dhe pas hetimeve në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e një defekti në mjet apo ndonjë pakujdesi nga ana e drejtuesit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›