E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kapen 2000 paketa cigare kontrabandë

 

DURRËS- Kapen në portin e Durrësit 2000 copë paketa cigare që po i kalonin kontrabandë. Policia e portit të Durrësit ka konfirmuar lajmin. Cigaret ishin në 4 bokse. Paketat kontrabandë dolen nga trageti i linjës Bari-Durres "Santa Maria" me port rregjister Monrovia.

Cigaret u gjetën në furgonin me targa TR 1273 K. Bokset përmbanin nga 1000 paketa Merit dhe 1000 të tjera Marlboro.

Ato ishin ambalazhuar për maskim me 2 ngarkesa carcafë të palarë të tragetit.

Policia nuk ka bërë ende konfirmimin e emrit të shoferit të mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›