Një në katër fëmijë i sëmurë me astmë
Një në katër fëmijë është i prekur nga astma në vendin tonë, ndërkohë që sëmundshmëria po rritet me ritme alarmante në të gjithë botën.
Tek ne rastet janë trefishuar në 5 vitet e fundit jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek të rriturit. Sipas mjekëve, stili i jetesës ka rritur prevalencën e sëmundjeve alergjike, e për pasojë edhe numrin e të sëmurëve me astmë. Mbajtja e fëmijëve në ambiente të mbyllura i rrit shanset për alergji të ndryshme, duke rritur mjaft rrezikun për shfaqjen e astmës në moshë më të rritur. "Sa më shpejt të kapet një sëmundje alergjike, aq më i lehtë është kurimi i saj dhe aq më e vogël do të jetë mundësia e shfaqjes së astmës", theksojnë mjekët. Ndërkohë bluzat e bardha kanë kërkuar gjithashtu edhe rimbursimin nga shteti të një vaksine për këta të sëmurë, e cila kushton rreth 130 euro. Kjo vaksinë do të parandalonte sipas tyre shfaqjen e astmës. Astma është një sëmundje që mund të krijojë probleme të rënda në frymëmarrje nëse nuk trajtohet.