“1 Qershori”, presidenti Topi feston me fëmijët
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti në Pallatin e Brigadave një grup nxënësish të dalluar të disa prej shkollave fillore të kryeqytetit, të shoqëruar nga prindër dhe mësues të tyre.
Në këtë ditë feste, Presidenti Topi përcolli për të gjithë fëmijët shqiptarë kudo ndodhen, urimet më të mira nëpërmjet një fjale përshëndetëse: "Sot është një ditë shumë e shënuar". Festimet në Pallatin e Brigadave vijuan me një program të këndshëm artistik të përgatitur nga vetë fëmijët në shenjë mirënjohjeje për ftesën dhe pritjen nga Presidenti i Republikës. Në përfundim të tij, nxënësit e shkollës "Osman Myderizi" dhe "Sabaudin Gabrani" i dhuruan kryetarit të shtetit dhurata simbolike të përgatitura nga vetë ata. Ndërsa, Presidenti Topi në kujtim të Ditës së Fëmijëve dhe kremtimit të saj së bashku, i dhuroi fëmijëve të pranishëm librin e tij më të dashur në fëmijëri "Tregime të moçme shqiptare" të autorit Mitrush Kuteli dhe librin e autorit Antuan De Sent Ekzyperi "Princi i vogël".