Shkollat, 79% e nxënësve: S’marrim dijet e nevojshme
"Shkolla nuk na siguron arsimim e kualifikim profesional".
Ky është mendimi i 79% të nxënësve të shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të vendit. Për ta, shkolla nuk përmbush detyrimin për t'i arsimuar sipas standardeve. Ajo nuk u jep atyre dijet e nevojshme për të ardhmen. Kanë pak njohuri për të drejtat e tyre ligjore, si dhe një mungesë të theksuar informacioni. Rezultatet e studimit të realizuar nga UNFPA nxjerrin në pah problematikat e mprehta me të cilat përballet arsimi sot. Të dhënat janë grumbulluar në 8 prefekturat e vendit dhe janë intervistuar të rinjtë e viteve të fundit të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në këto prefektura. Kështu, 79% e të anketuarve kanë pranuar se shkolla nuk siguron arsimimin dhe kualifikimin profesional. Përpos kësaj, gjysma e tyre i konsiderojnë problemet në arsim më të mprehtat dhe me një nevojë emergjente për zgjidhje. Për 76% të tyre shkolla nuk e ofron sasinë e duhur të informacionit për të drejtat e të rinjve. Jo pak prej të rinjve shqiptarë nuk dinë ende se deri në cilën shkallë arsimimi i tyre është i detyruar me ligj. Nga të dhënat rezulton se 23% mendojnë se e kanë të drejtën për t'u arsimuar deri në përfundim të studimeve universitare, 10% e tyre njohin përfundimin e gjimnazit si fundin e garantimit së të drejtës së tyre për arsimim, ndërsa për rreth 60% vetëm shkolla 9-vjeçare është e detyrueshme. Krahas kësaj, 58% e të intervistuarve nuk e njohin faktin se Kushtetuta parashikon mbrojtje të veçantë së të rinjve, ndërsa 1 në 4 prej tyre s'janë fare të informuar mbi penalizmin preferencial së të miturve nën 18 vjeç që shkelin ligjin. Këto të dhëna dëshmojnë qartë, që të rinjtë nuk i njohin të drejtat dhe detyrimet e tyre juridike, dhe ky është një handikap i madh në funksionimin e tyre si aktorë potencialë të shoqërisë. Rezultatet tregojnë se, ata nuk dinë të orientohen në tregun e informacionit për të vjelë prej tij atë që u nevojitet tani ose në të ardhmen. Rreth 58 % e të intervistuarve e konsiderojnë punësimin e tyre si një problem prioritar. Por nga sa ka rezultuar prej të dhënave ndjehet qartë mungesa e punësimit te të rinjtë si një handikap, i cili vjen si nga mospërmbushja e detyrimit kushtetues për të siguruar arsimim dhe kualifikim profesional në përputhje me aftësitë e tyre, ashtu dhe nga paaftësia për të prodhuar politika efektive, të cilat të promovojnë dhe mbështesin punësimin e të rinjve. Vetëm 49% e të intervistuarve dinë se, pasi mbushin moshën 18 vjeç fitojnë të drejtën të zgjedhin dhe të zgjidhen. Arsyeja se pse pjesa më e madhe e tyre nuk shkon të votojë është mungesa e besimit te kandidatët.
Institucionet
79 për qind e të anketuarve kanë pranuar se, shkolla nuk siguron arsimimin dhe kualifikimin profesional për të rinjtë.
23% mendojnë se e kanë të drejtën për t'u arsimuar deri në përfundim të studimeve universitare.
50 për qind e të rinjve mendojnë se problemet në arsim janë më të mprehtat dhe duhet të marrin patjetër rrugën e zgjidhjes.
58% e të intervistuarve nuk e njohin faktin se Kushtetuta e vendit parashikon mbrojtje të veçantë së të rinjve.
22 për qind e të rinjve nuk janë në dijeni të ekzistencës së një ligji, që i mbron nga punët e rrezikshme.