Formulari A2 e shtuna afati i fundit
Dita e shtunë është afati i fundit i dorëzimit të formularit A2, për përzgjdhjen e degëve që do të ndjekin në institucionete arsimit të lartë. Sipas autoriteteve të arsimit nuk do të ketë afat tjetër, pasi të rinjtë kanë patur kohë të mjaftueshme. Ndërkohë specialistët shprehen se mund të ketë dhe një formular tjetër, ai A3, në bazë të kuotave bosh që mund të mbetën në fakultete duke iu dhënë edhe një shans tjetër ish- maturantëve.
“Është mirë që maturantët, hap pas hapi të shkojnë t’I dorëzojnë në grupime jo shumë të mëdha në mënyrë që të krijohet mundësia që të dhënat e tyre të jenë sa më të sakta dhe ata të mos kenë kundërshtime. Data 30 që është e vendosur në rregulloren e matyrës shtetërore. Ne nuk ndryshojmë afatet”- thotë specialist Ndriçim Mehmeti.
Përsa i përket shpërndarjeve të kuotave nga një fakultet në tjetrin, specialistët thonë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë më pasi kuotat e propozuara janë në raport me kapacitetet dhe stafin akademik.
“Gjithmonë ka vetëm një rritje nga preference e dytë apo e tretë në preferencën e parë, në bazë të vendeve bosh që kanë ngelur dhe nuk ka pasur rialokim kuotash”- tha Mehmeti.
Dy ditë më parë ministria e Arsimit ka deklaruar dhe datat e maturës tjetër shtetërore, asaj në sezonin e vjeshtës. Në 9 shtator, 13 dhe 17 të rinjtë do të japin provimet numri i të cilëve shkon në rreth 6000 ish- maturantë.
Edlira Sulejmani