Helmohen 32 vete hengren ushqimet e dasmes pas 1 jave

32 persona janë helmuar nga ushqimi në lagjen Liria në Shkodër. Në datën 25 të afërmit e një familje kanë qenë në një dasëm, në përfundim të së cilës ata kanë marrë me vete ushqimet e mbetura. Pikërisht konsumimi i ushqimeve pas dy ditësh ka qenë edhe shkaku i helmimit të 32 personave.
Në momentin e mbërritjes së tyre në urgjencën e spitalit të qytetit aty ka qenë vetëm mjeku roje dhe një numër shumë i vogel infermierësh. Kjo mungesë personeli ka shkaktuar konfuzion dhe brenda në urgjencë nuk janë lejuar kamerat dhe gazetarët.
Megjithatë situata është përballuar dhe të 32 të helmuarit janë trajtuar me serume dhe më pas janë larguar nga urgjenca pasi nuk paraqitnin komplikacione.