Atentat në lokal, plagoset 34-vjeçari
Atentat me pistoletë një 34-vjeçari nga Fieri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, kur Artan Alushi ishte në një lokal në lagjen "16 Prilli" të qytetit të Fierit në shoqërinë e tre të njohurve të tij. Teksa burrat ishin duke biseduar, në lokal ka hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me një pistoletë, i cili ka qëlluar dy herë mbi 34-vjeçarin Alushi dhe më pas është larguar me shpejtësi. I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Fierit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ai ka marrë dy plagë në gjoks dhe gjendja e tij është mjaft kritike. Ndërkaq policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe nga hetimet paraprake mësohet se një nga pistat që po punohet është ajo e hakmarrjes.
Ma.Tr.
Ma.Tr.