Vidhet transformatori, 2500 banorë pa energji
Hajdutët nuk kursejnë as linjat e tensionit të lartë. Mëngjesin e së martës është konstatuar vjedhja e transformatorit në fshatin Shtyllas të Komunës Levan, rreth 7 km larg nga qendra e Fierit. Për pasojë, rreth 2500 banorë të kësaj zone janë zhytur në terr. Vjedhja është konstatuar nga elektricistët, të cilët kanë mbërritur menjëherë në fshat pas ankesave të banorëve për ndërprerje të energjisë elektrike. Ata kanë njoftuar autoritetet e policisë, që kanë konstatuar se transformatori është shkëputur më parë nga linjat e transmetimit të energjisë dhe më pas dyshohet se është transportuar me një automjet. Policia ka shoqëruar si të dyshuar për këtë vjedhje mbi gjashtë persona, kryesisht banorë të Shtyllasit dhe Levanit, që konsiderohen prej policisë me precedentë penalë.
Ma.Tr.
Ma.Tr.