Kapen me heroinë, prangosen të miturit
Transportonin 500 gramë heroinë, pranga katër të rinjve, mes të cilëve dhe një vajzë. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se dje rreth orës 16:00, pas një informacioni në rrugë operative, policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip "Opel", me targë Vlorë 5070C. Në tentativë për të shmangur policinë, makina ka devijuar nga rruga për te "Piazza Del Sole", ku është përplasur me një shtyllë ndriçuese dhe një makinë tjetër. Pas kontrollit janë gjetur 500 gramë heroinë, ndërkohë që të rinjtë që udhëtonin në mjetin me targa Vlore janë arrestuar nga forcat e policisë. Të ndaluarit janë Bekim Dashi, 20 vjeç, nga fshati Dermenas i Fierit, A.Tafa, 16 vjeç nga Derëzeza e Fierit, E.Pëllumbi 15 vjeçe nga Yzberishti i Tiranës dhe E.L. nga Elbasani.
Be.Dy.
Be.Dy.