Atentat në lokalin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, katër të plagosur
Plagoset me armë zjarri Astrit Baku, bashkëshortja e tij dhe 12-vjeçari. Shpallet në kërkim Gentian Koçi. Mbetet i lënduar shoku i tij, Haxhi Caca
FUSHË-KRUJË – Një atentat ka ndodhur në qendër të Fushë-Krujës, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri në mes të lokalit të nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, duke e plagosur atë, bashkëshorten e tij dhe dy persona të tjerë. Ndërkohë, autorët e dyshuar janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se pasditen e së shtunës ka mbetur i plagosur nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Fushë-Krujës, Astrit Baku, dhe bashkëshortja e tij, Anila. Burimet policore pohojnë se janë plagosur edhe dy shtetasit e tjerë, P. K., 12 vjeç dhe një Haxhi Caca, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grupin e organizatorëve të atentatit, bashkë me Gentian Koçin, i cili është shpallur në kërkim. Sipas tyre, dy prej të lënduarve me armë e zjarri ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në mjediset e Spitalit Ushtarak. Në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur hetimet dhe dyshohet se 39-vjeçari Baku ka qenë në qendër të atentatit, por nuk faktohet ende nëse ka lidhje me detyrën që kryen.
Ngjarja
Astrit Baku ka shkuar së bashku me bashkëshorten e tij, Anilën, në lokalin që kanë në pronësi të tyre, në afërsi të qendrës së qytezës së Fushë-Krujës. Rreth orës 16:00, pranë lokalit është ndaluar një makinë me targa Fieri, brenda të cilit ndodheshin tre persona. Pas pak personat kanë hyrë në mjediset e klubit dhe janë afruar në tavolinën ku ndodhej pronari. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Astrit Bakut, duke e lënë të plagosur në vend. Plumbat kanë marrë edhe bashkëshorten e tij, Anila. Në përplasjen me armë në mes të lokalit ka mbetur i plagosur edhe 12-vjeçari P. K. Sipas të dhënave të policisë dyshohet të ketë pasur konfrontim me armë mes grupit të tre personave dhe Bakut, pasi në këtë përplasje ka mbetur i lënduar edhe Haxhi Caca, i cili ka qenë pjesëmarrës i grupit që kreu atentatin. Menjëherë në lokalin që ndodhet rreth 200 metra larg qendrës së Fushë Krujës ka mbërritur policia dhe dhjetëra banorë.
Hetimi
Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim shtetasi Gentian Koçi, nga fshati Nikël. Sipas tyre, personi tjetër, bashkëpunëtor në ngjarje, i cili mbeti i plagosur, shtetasi Haxhi Caca, është dërguar në spital dhe ndodhet në arrest. Ai po mbahet në ruajtje nga forcat e policisë. Një grup i gatshëm është nisur drejt fshatit Nikël për të bërë të mundur arrestimin e Gentian Koçit, i cili dyshohet të jetë autori i këtij atentati.
Mësohet se në vendngjarje u sekuestrua një automatik dhe një pistoletë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, të cilat ende nuk janë saktësuar. Burimet policore nuk konfirmojnë faktin që atentati ndaj Bakut të jetë kryer për shkak të detyrës së tij si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Fushë-Krujës.
Dy të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku një mjek i turnit ka konfirmuar dje pasdite se pas ndërhyrjes mjekësore, që të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahen nën kujdesin e bluzave të bardha. Atentati ka tronditur të gjithë banorët e qytetit, pasi ngjarje të tilla nuk janë regjistruar prej kohësh në këtë zonë.
2 Nentor 2008