E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nga ataku, mjeket fajesojne temperaturat

Elbasan- Nje 56-vjecar ka vdekur dje krejt pa pritur nga ataku kardiak, qe dyshohet se eshte shkaktuar nga temperatura e larte. M.B., me banim ne Elbasan, ka gjetur vdekjen dje ne mesdite, ndersa ishte duke udhetuar ne nje rruge afer qytetit te Cerrikut. Kalimtare te rastesishem i kane dhene ndihmen e pare, duke e derguar ne sherbimin e urgjences se qytetit. Por edhe pas nderhyrjes se mjekeve, ai nuk ka reaguar. Me gjithe perpjekjet e bluzave te bardha, ka qene e pamundur qe te kthehet ne jete. Nga ekzaminimet e kryera nga mjeket eksperte eshte arritur ne perfundimin se M.B., ka nderruar jete si pasoje e infarktit akut te miokardit, ndoshta i shkaktuar nga temperatura e larte.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›