FIFA Topi i Arte 2010 i shkon Lionel Mesit

Pleshti i Barces edhe pse nuk zhvilloi nje boteror te mire me Argjentinen mundi dy kampione bote si Ksavi Hernandez dhe Andres Intesta
Lionel Mesi eshte fituesi i Topit te Arte 2010. Sulmuesi argjentinas i Barces mundi dje dy shoket e ekipit Ksavi Hernandezin dhe Andres Inesten duke fituar keshtu per te dytin vit radhazi cmimin qe i shkon lojtarit me te mire te vitit. 23-vjecari qe ne boteror nuk shenoi asnje gol me Argjentinen u shkaterrua ne cerekfinale nga Gjermania 4-0 si per ironi te fatit arriti te mposhtte Ksavin dhe Inesten. Ky i fundit ishte edhe autori i golit qe e kurorezoi Spanjen kampione bote ne Afrike te Jugut furite e kuqe munden ne finale Holanden 1-0. Ky vendim i gazetareve komisareve teknike dhe kapiteneve te ekipeve kombetare ka habitur paksa te gjithe pasi sipas parashikimeve kete trofe do ta fitonte Andres Iniesta. Eumlshte nje nate e vecante per mua - tha Leo pas marrjes se cmimit - pasi nuk prisja qe te fitoja kete vit. Kete sukses dua tua dedikoj shokeve te mi tek Barcelona pasi pa ata nuk do te isha ketu. Mendoj se edhe Ksavi e Iniesta e meritonin kete trofe kete vit.
Trajneri
FIFA dhe France Football surprizuan dje qe ne mesdite atehere kur doli lajmi se cmimin per trajnerin me te mire te vitit do ta merrte Hoze Murinjo. Tekniku portugez qe me Interin fitoi vjet tripleten e famshme Kupen Kampionatin Italian dhe Ligen e Kampioneve mundi Vinsente del Bosken komisarin teknik te Spanjes kampiones se botes. Madje dje portugezi edhe u perlot teksa degjoi fjalet e Uezli Shnajderit kishte hipur ne skene per te marre cmimin si njeri prej 11-shes me te mire ne bote Dua te perfitoj nga rasti qe tju tregoj se per mua ka qene nje kenaqesi e vertete te punoja me Hoze Murinjon - tha holandezi i Interit. - Shpresoj qe Murinjo te vazhdoje te qendroje trajneri me i mire ne bote. Per ne viti qe lame pas ka qene fantastik triumfi ne Champions nuk mund te pershkruhet me fjale. Pas fjaleve te Shnajderit Murinjo kur shkoi per te marre cmimin u takua me Maikonin dhe Lucion dhe me pas komentoi Ndihem mire. Per kete cmim qe mora dua te falenderoj te gjithe stafin qe me ka ndihmuar. Ky eshte nje cmim fantastik - tha portugezi. Ne ato caste Mu mori komplimente edhe nga Kristiano Ronaldo E ka merituar kete cmim per mua eshte nje kenaqesi te punoj me te - shkroi CR9 qe ishte i pranishem ne salle ne statusin e tij ne rrjetin social Twitter.
Futbollistja me e mire
Ne garen per Topin e Arte per femra ka triumfuar futbollistja e Brazilit Marta. Lojtarja me ngjyre la pas dy elemente te perfaqesuese se Gjermanise Fatmira Bajramajn dhe Birgit Prinz.
Skuadra me e mire
Po dje FIFA zgjodhi edhe skuadren ideale Fifa Fifpro World XI. Ne porte Kasijas Real Madrid Ne mbrojtje Pujol Barcelona Pike Barcelona Lucio Inter Maikon Inter Ne mesfushe Ksavi Barcelona Iniesta Barcelona Shnajder Inter ne Sulm Kristiano Ronaldo Real Madrid Vija Barcelona Mesi Barcelona.
Goli me i bukur
Ne ceremonine e djeshme kishte dhe pak lavdi per Turqine. Keshtu FIFA vendosi qe cmimin per golin me te bukur tia dorezoje mesfushorit te Bajernit te Mynihut Hamit Altintop. Mesfushori i krahut te djathte u vleresua per silurin qe shenoi kunder Kazakistanit.