Atentati, Shota e Haklajve i shpëton burgut të përjetshëm
Tri ditë më parë u mbushën plot 6 vjet nga dita kur Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani u vranë në qendër të qytetit të Bajram Currit, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Dje, Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet ka dënuar si autore të kësaj ngjarjeje vajzën e vogël të familjes Haklaj. Zylfije Haklaj, e njohur ndryshe me emrin Shota, është shpallur dje fajtore për akuzat e "Vrasjes në rrethana cilësuese" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga nenet 79 dhe 278 të Kodit Penal dhe është dënuar me 25 vjet heqje lirie. Në vendimin e saj, gjykata është shprehur për dënimin me 25 vjet për akuzën e parë dhe 3 vjet për akuzën e dytë, por në bashkim të dënimeve, duke mbajtur parasysh edhe faktin se ligji nuk lejon dënimin e grave me burgim të përjetshëm, trupi gjykues vendosi dënimin përfundimtar, 25 vjet burg.
Mbrojtja
Përpara dhënies së vendimit, gjykata ka dëgjuar konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Avokati Asaf Hadëraj, në fjalën e tij ka kërkuar shpalljen të pafajshme të Zylfije Haklajt, sepse sipas tij nuk kishte asnjë provë që të vërtetonte akuzat e ngritura. Ai ka thënë se i vetmi dëshmitar okular i paraqitur nga prokuroria ishte Guxim Biberi, i cili sipas avokatit duke qenë se ishte kundërshtar i familjes Haklaj, nuk deklaronte të vërtetën. Hadëraj në konkluzionet e tij ka nënvizuar faktin se deklarimet e Biberit kishin qenë të pavërteta dhe binin në kontradiktë me thëniet e dëshmitarëve të tjerë. Për këtë arsye, mbrojtja ka reaguar edhe pas dhënies së vendimit përfundimtar, duke shprehur pakënaqësinë për këtë vendim. "Do ta apelojmë çështjen, duke kërkuar pafajësinë e Zulfijes, sepse vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në prova dhe në ligj", deklaroi menjëherë pas procesit avokati Asaf Hadëraj.
Ngjarja
Më datë 2 prill të vitit 2002, në qendër të qytetit të Bajram Currit u vranë me armë zjarri Rasim Lumneshi e Ilir Gosturani dhe mbetën të plagosur Hysen Biberaj dhe Izet Dushaj. Lumneshi me origjinë nga Tropoja dhe banues në Fier kishte shkuar në vendlindjen e tij për një vizitë. Ai ishte ulur me disa miq të tij në lokalin "Ervin", që ndodhet në pjesën e sipërme të shëtitores kryesore të qytetit. Mes shoqëruesve të Lumneshit kishte shumë të njohur të tij, duke përfshirë gjyqtarë e biznesmenë të Tropojës. Sipas akuzës së ngritur nga prokuroria, rreth orës 10:15 vajza e vogël e Haklajve, Zylfija, e cila kishte marrë vesh për ardhjen e Lumneshit, të cilin e konsideronin si hasëm të familjes, ka shkuar përpara lokalit dhe ka qëlluar me automatik në drejtim të tavolinës ku ndodhej kundërshtari i saj. Pasi la dy të vrarë e dy të plagosur, ajo është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes dhe nuk është kapur asnjëherë nga policia. Dje gjykata e dënoi atë në mungesë me 25 vjet heqje lirie.