15 vjet burg për shtatë tatimorët e "Gjobës së fundit"
Të shtatët e "Gjobës së fundit" janë dënuar dje nga gjykata, pasi kishin pranuar më parë fajin dhe kishin kërkuar gjykimin e shkurtuar. Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë ish-punonjësit e policisë tatimore: Arjan Pashaj, Aurel Cenolli, Dritan Metani, Flamur Mallkuçi, Genc Murthi, Klodian Myftari dhe Migen Katroshi, për akuzat e "Korrupsionit aktiv e pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", kryer në bashkëpunim dhe "Moskallëzim krimi", duke dhënë në total një dënim prej 15 vitesh burg dhe 4.4 milionë lekë gjobë. Ish-zyrtarët e tatimores në fakt të gjendur përpara provave të pakundërshtueshme e kishin pranuar fajin që në fillim të procesit gjyqësor dhe kishin kërkuar gjykimin e shkurtuar, prej të cilit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit që u dha nga gjykata. Të gjithë të pandehurit janë arrestuar gjatë operacionit policor të koduar me emrin "Gjoba e fundit", që u zhvillua në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar.
Task-Forca e ngritur pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë deklaroi pas arrestimit të të shtatëve se kishte mbi një muaj që ishte vënë në ndjekje të punonjësve të tatimores, të cilët u vinin gjoba bizneseve të mëdha, duke i shmangur ato nga detyrimet fiskale ndaj shtetit. Për të zbardhur sa më mirë mekanizmin e këtij korrupsioni, prokuroria kishte vënë në përgjim telefonat e policëve të tatimores dhe kishte përgatitur një dosje të plotë rreth aktivitetit të tyre të paligjshëm. Denoncimi për policët tatimorë në fakt kishte ardhur nga drejtuesit e dy kompanive të mëdha, të cilëve u ishte kërkuar të paguanin nën dorë për të shmangur detyrimet ligjore ndaj shtetit. Sipas akuzës, Flamur Mallkuçi, ish-shefi i policisë tatimore pranë Degës të Tatimeve në kryeqytet dhe oficerët e kësaj policie, Genci Murthi, Dritan Metani, Aurel Cenolli, si dhe shoferi i këtij dikasteri, Migen Katroshi, ishin përgjuar dhe ndjekur deri në momentin e arrestimit në flagrancë, teksa po i merrnin ekonomistit të firmës "Tar Tenda" "gjobën" prej 4 mijë eurosh.
Dënimet
Flamur Mallkuçi
3 vjet burg dhe 1.5 milionë lekë gjobë
Genci Murthi
3 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë
Dritan Metani
3 vjet burg dhe 900 mijë lekë gjobë
Migen Katroshi
2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë
Arjan Pashaj
2 vjet burg dhe 500 mijë lekë gjobë
Aurel Cenolli
1 vit burg
Klodian Myftari
10 muaj burg