E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti serish ne prokurori per koncesionet e mineraleve

TIRAN - Ish-ministri i Energjetikes deputeti Dritan Prifti i shoqeruar nga eskorta e sigurise se tij fizike ka rrefyer per dy ore faktet dhe provat qe ka dijeni per procedurat e koncesionit per shfrytezimin e vendburimit te kromit. Ka qene ora 1100 e paradites se djeshme kur deputeti Prifti eshte paraqitur ne prokurori ku fillimisht ka takuar drejtuesin e ketij institucioni prokurorin Sokol Malaj dhe me pas drejtuesin e Task-Forces prokurorin Dritan Rreshka per te perfunduar me cilesine e deshmitarit ne zyren e prokurorit Ols Dado.


Ky i fundit i shoqeruar nga oficeri ka administruar per rreth dy ore shpjegimet e deputetit Prifti per te dhenat qe ai ka dijeni ne lidhje me koncesionin per shfrytezim te vendburimit te kromit i cili eshte dhene nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore pas miratimit te dosjes ne ministrine e Ekonomise qe drejtohej ne ate kohe nga deputeti Genc Ruli.


Sipas burimeve prane akuzes mesohet se deputetit Prifti ka dhene shpjegime mbi procedurat e koncesionit te minerare te dhena para se ai te behej minister. Mesohet se ish-ministri Prifti ka permendur nje raport kontrolli te brendshem te bere me urdher te tij gjate kohes se drejtimit te ketij dikasteri gjate vitit 2010 kontroll ky qe perfshinte te gjithe koncesionet e dhena nga institucioni qe ai drejtonte ne kohen e ministrit Ruli nga 2005 deri ne shtator te vitit 2009.


Sipas te dhenave te siguruara nga prokuroria mesohet se po hetohet dhenia e koncesionit te nje sektori te minieres se Bulqizes pasi dyshohet qe praktika ka qene fillimisht ne ministrin e Financave e cila pa marre vendim ia ka kaluar ministrise se Energjetikes Tregtise dhe Ekonomise per studim nese kishte leverdi per shtetin.


Dyshohet gjithashtu se perzgjedhja e firmes fituese eshte bere me shkelje deri ne falsifikim te dokumenteve te aplikimit ne tender. Vete deputeti Prifti me te dal nga ambientet e prokurorise konfirmoi se ishte pyetur per koncesionet minerare. Sot dje jam thirrur si person ne dijeni per ceshtjet penale te filluar lidhur me koncesionet per periudhen jo kur kam qene minister. Kam dhene sqarime per ate qe kane pyetur prokuroret.


Flitet per koncesione minerare te bera para periudhes qe une kam qene minister-tha Prifti i cili me pas u largua i shoqeruar nga dy shoqeruesit e tij dhe shoferi personal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›