Atentati ndaj Lames u organizua për tre javë
28/03/2005 Kur ekzekutorët kanë mësuar mosfunksionimin e ashensorit hartuan planin
Ekzekutorëve të Vajdin Lames dhe mikut të tij, Artan Arsi, nuk u është dashur më shumë se tre javë për të organizuar atentatin e mesnatës së 27 shkurtit. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka konkluduar se gjithçka atentatorët e kanë filluar pasi kanë mësuar për mosfunksionimin e një prej ashensorëve të pallatit ku banonte Lame. Kjo, pasi nga hetimet e deritanishme rezultoi që ashensori të jetë prishur rastësisht dhe jo qëllimisht. Nisur nga këto konkluzione, dyshohet se numri i telefonit të montuar në eksploziv mund të jetë blerë tre javët e fundit para atentatit.
Konkluzioni
Hetuesit e Krimeve të Rënda kanë hetuar edhe mbi mekanizmin e organizimit të atentatit. Nga këto hetime rezulton se Lame ka qenë nën vëzhgimin e atentatorëve të tij gjatë një kohe të gjatë. dhe ka qenë një rrethanë e krijuar rastësisht që u ka mundësuar ekzekutimin e Presidentit të Federatës së Boksit. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithsme, të cilat sqaruan se ekzekutorëve u është dashur më pak se tre javë për të organizuar atentatin, që përkon edhe me periudhën e prishjes së ashensorit. Burimet thonë se në bazë të informacioneve operative dyshohet që atentatorët ta kenë vëzhguar për një kohë të gjatë Lamen dhe kanë pritur një rast të volitshëm për të realizuar qëllimin e tyre. Në momentin që ata kanë mësuar se një prej ashensorëve të pallatit ka qenë i prishur kanë hartuar planin e ekzekutimit. Kjo, pasi mendohet se Lame përdorte gjithmonë ashensorin për tu ngjitur në banesë. Duke qenë se një ishte i prishur, atëherë Lame do të ngjitej për në banesën e tij në katin e tetë të pallatit me ashensorin që funksiononte.
Plani
Duket se atentatorët ende të paidentifikuar, janë vënë menjëherë në lëvizje. Sipas burimeve, dyshohet që eksplozivi të jetë siguruar jashtë shtetit, pasi një lloji tillë nuk gjendet në Shqipëri. Madje dyshohet se për të qenë sa më të sigurt për prezencën e Lames në ashensor, mendohet që të kenë vendosur edhe mikrokamera aty. Këto mund të përcillnin pamjet në një komjuter portativ në një distancë të caktuar. Burimet thonë se nga provat e gjetura në vendngjarje, rezulton që eksplozivi të jenë aktivizuar me anë të një celulari të montuar aty. Por, për të mos pasur asnjë shans dështimi në atentat, dyshohet se numri i cili ka qenë në celularin e montuar në ekspolziv, ka qenë i papërdorur më parë. Burimet theksojnë se ky numër dyshohet të jetë blerë tre javët e fundit para ngjarjes. Pikërisht në numrat e blerë tre javët e fundit, të cilët kanë marë thirrje në momentin e shpërthimit, është përqëndruar hetimi i prokurorisë. Burimet thonë se pas identifikimit të numrit që aktivizoi eksplozivin do të punohet për gjetjen e poseiduesit të tij.
Prokuroria ngushton rrethin e verifikimeve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngushtuar rrethin e verifikimeve të detajeve të atentatit ndaj biznesmenti të njohur Vajdin Lame. Nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se ata kanë konkluduar në orën më të përafërt të momentit të shpërthimit. Nga ballafaqimi i gjithë dëshmive të banorëve të pallati dhe të zonës përreth, rezulton se eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 23.46. të 27 shkurtit. Sipas burimeve tashmë prokuroria do të përqëndrohet në verifikimin e numrave që kanë marrë thirrje pikërisht në atë minutë, duke përjashtuar të tjerët. Gjithashtu, prokuroria ka hedhur dyshimet se numri mund të jetë blerë tre javët e fundit para ngjarjes. Kjo, pasi mendohet se plani i ekzekutimit është hartuar nga atentatorët, kur këta të fundit kanë mësuar për mosfunksionimin e një prej ashensorëve të pallatit ku banonte Lame, pranë stadiumit “Qemal Stafa”.
Pas atentateve ndaj Lames fshihet e njëjta dorë
Pas hetimeve paraprake të atentatit të 27 shkrutit ndaj bisnezmenit të njohur Vajdin Lame, u hodhën dyshimet se dhe ai te TVA ishte i drejtuar ndaj tij. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se ka prova të cilat faktojnë këtë lidhje mes dy atentateve, të cilat nuk bëhen të ditura për arsye të sekretit hetimor. Për këtë shkak, u vendos rifillimi i hetimit për atentatin e 16 tetorit të vitit të kaluar te TVA, ku u plagosën Lame dhe inxhineri Xhevahir Ngjeqari. Kjo dosje një muaj e gjysmë pas ngjarjes, u delegua në polici për plotësim me prova. Por disa javë më parë, ajo iu bashkangjit materialeve të dosjes së atentatit të 27 shkurtit. Burimet sqarojnë se dyshohet që të jetë i njëjti grup kriminal që ka organizuar të dy atentatet. Në atentatin e dytë që ishte fatal për Lamen, policia dhe prokuroria nuk arritën të gjejnë asnjë gjurmë të autorëve. Ndërsa pas atentatit te TVA, u gjet makina e përdorur prej autorëve. Në kofkën e makinës tip “Opel Vectra” u gjetën dhe sekuestruan dy lloje gjurmësh që dyshohet të jenë të autorëve. Por nga krahasimi i tyre me ato të të skeduarve nga policia rezultuan të ndryshme.