Debat amerikan për armët e Krasniqi

28/03/2005 Reagimi qeverisë: Gjithçka është bërë siapas ligjit
BENSONHURST - BROOKLYN(NY) : Megjithëse çështja i përket administratës Klinton, ajo është hapur, dhe ështe "mbyllyr"?! nga administrata aktuale Bush. Shkas është bërë korrespondenti investigativ Ed Bradley, i kanalit televiziv amerikan CBS-Njuz, në emisionin e tij të njohur në 60 Minuta. Emisioni i rradhës titullohej "Buying Big Guns? No Big Deal " që do të thotë në shqip "Të blesh armë të rënda? Nuk është punë e madhe". Në këtë emision korrespondenti investigiv Ed Bradley, duke ju referuar më parë një kanali televiziv gjerman, i cili ka realizuar një dokumentar me titull :"Mafia shqiptare e Bruklinit", me "aktorin" kryesor po nga Burklini - Nju Jork, Florian Krasniqi, emgirantë shqiptarë nga Kosova, i ka kushtuar sërish vëmendjen e vet dhe ka vendosur në planë të parë një trafikant armësh nga Amerika, i cili ka furnizuar ish-UÇK-në me armët që blinte lirisht në dyqanet amerikane.
UÇK dhe Krasniqi
Lidhur me këtë çështje, tashmë të hapur me tregëtinë e armëve të këtilla në SHBA, ka dashur t'i përgjigjet në një konferencë shtypi zëdhënësi i kësaj Qeverie, Adam Erli. Në interesimin e gazetarëve amerikane Erli, pyetjes se: A e ka aropvuar Qeveria Amerikane çfardollojë transferimi armësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ushtrinë çlirimtare të Kosovës, më1999? dhe se çfarë veprimi keni marrë ju për të ndaluar të ashtuquajturën shitje armësh të paligjëshme të kalibrit të rëndë, nga ky grup?
Ai i është përgjigjur se " Sipas ligjit të quajtur "Arms Export Control Act" artikulli: "Mbrojtje dhe Shërbim nga Lista e Municionit Amerikan në", "U.S. Munitions List" , përfshirë dhe
në rastin për snajpër të kalibrit 50'', cituar në emisionin e CBS-s "60 Minute", ato mund të eksportohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jashtë saj me anë të një dokumenti të lëshuar me shkrim nga zyra e Qeverisë-"Zyr për Alkolin Duhanin dhe Armë e Zjarrit" Department of States' Directorate of Defense Trade Controls (DDTC) . Pra sipas tij, nuk këkohet autorizim kur aprovohet ky eksport ndaj armëmbajtësit(tregëtarit) ose çdo njerit nga ish-Ushtria Çirimtare e Kosovës.
Reagimi
Reagimi amerikan: "Gjithçka ka qënë e ligjshme". Zëdhënsi i kësaj Qeverie, Adam Erli, thotë, se për këtë ne i referohemi gjithmonë zyrave të Qeverisë si:"Departmentit të Siguris së Brendëshme, Zyrs së Emigracionit, Byros së Thesarit dhe Zyrës për Alkolin Duhanin dhe Armët e Zjarrit " për çdo sugjerim rreth ligjit që ndalon shitjen dhe eksportin e armëve të rëndë nga persona që tregëtojnë armët. Ndërkaq, korrespondenti investigiv Ed Bradley, i kanalit televiziv amerikan CBS-Neës, në emisionin e tij të njohur çdo 60 Minuta ka ngritur shqetësimin e medias amerikane dhe ekspertëve amerikanë lidhur me rrezikun që përbëjnëë armë të tilla, si pushkët speciale me kalibër 50mm. Këto armë janë blerë dhe ngarkuar në aeroportin Xhon Kenedi në SHBA, falë ligjeve liberale për armëmbajtjen që ka Amerika. Problemi, sipas medias bëhet kritik, kur mendohet se armë të tilla kur bien në duar të organizatave terroriste, si është Al-Kaeda e Osama bin Laden, theksoj emisioni "Të blesh armë të rënda? Nuk është punë e madhe".
Çfarë armësh blihen lirisht në SHBA
Çdo 60 minuta pyeti ekspertin Joe Vince, një ish-zyrtar i lartë në Zyrën për Alkolin Duhanin dhe Armët e zjarrit, nëse ndokush, madje edhe terrorist, do të mund të blinte lehtësisht pushkë të kalibrit 50 mm. Ne jemi dyqani armësh si cdo dyqan armësh në botë. Dhe është e lehtë për njerëzit të marrin ato këtu tek ne, thotë Vince, i cili shton se Amerika është absolutisht vendi më i mirë për një terrorist pr të pajisur veten me të tilla armë. Shprehet shumë shqetësim nëë lidhje me terroristët, që sjellin armë të shkatërrimit në masë në SHBA, thotë Bradley. Përse duhet të bëhemi merak për armët e vogla, siç është rasti i pushkëve kalibër 50 mm, që dalin nga territori i SHBA-ve? Çfarë armët e vogla janë armët numër një për terroristët thotë Vince. Në rreshtat e gazetave, në lajmet mbi Irakun e Afganistanin, gjithmonë mund të shihen guerrilasit, duke ndenjur me raketahedhësit e tyre në supe. A mos përdoren këto armë të kalibrit të vogël më shpesh për të vrarë njerëz, sesa armët e mëdha? Absolutisht na thotë Vince
Florian Krasniqi pronari Triangle General në Brooklyn
Ai e ka jetën gati si një film. Al Paçino, me në rol të tillë fitoi çmimin Oskar, kur tregoi jetën e një kubanezi të ardhur në Amerikë. Florin Krasniqi, tani është një milioner që jeton ne Brooklyn. Ka ikur nga Kosova në kohën e Krishtlindjes të vitit 1988, dhe ka përdorur një mnyrë spektakolare për të hyrë në SHBA. Gazetat amerikane e tregojnë si pronarin e agjencisë Triangle General Contractorstion në Brooklyn. Sipas tyre, Florini ka hyrë në mënyrë ilegale në SHBA, në bagazhin e nje Kadillaku. Ai ka kaluar nëprmjet kufirit meksikan dhe brenda 17 vitesh është bërë një ndër milioner në SHBA-se. Sipas gazetës, ai ka grumbulluar rreth 30 milionë dollarë ndihma për luftën e Kosovës dhe është ndër njerëzit që ka kaluar me dhjetera snaipera kontrabandë në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së. Kjo është me pak fjalë historia milionerit Florin Krasniqi i cili tani është "objekt" e një diskutimi televizivë dhe i qeverisë amerikane lidhur me tregëtinë e armëve në vitin 1999.