E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ndaj Nunit,reagon Gjykata e Lartë

Trupa gjyqësore e Gjykates se Larte ka reguar sot për atentatin ndaj anëtarit të kësaj gjykate Ardian Nuni. Sipas kësaj deklarate sulmi ndaj gjyqtarit Nuni, përbën një atentat të rëndë jo vetëm kundër Gjykatës së Lartë, por edhe kundër pushtetit gjyqësor. Kjo ngjarje, por edhe disa të tjera që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjareve dhe pronës të tyre, përbëjnë një shqetësim të madh jo vetëm për gjyqtarët por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare, e interesuar aq shumë për funksionimin normal të shtetit të së drejtës thuhet në këtë deklaratë. Gjithashtu në këtë deklaratë Gjykata e Lartë kërkon zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të gjyqëtarëve. Prekja e një gjyqtari përbën në vetvete një kërcënim serioz për shoqërinë, rendin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës thuhet në deklaratë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›